E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo gjithmonë mund të kesh fat të takosh Lalën

"Nuk është gjithmonë e lehtë të takosh një yll, si Altin Lala me shokë", - shkruan siti i Hanoverit (hannover96.de), skuadrës ku militon prej disa vitesh kapiteni i Kombëtares shqiptare. Klubi gjerman organizoi një takim me fansat për festën e Krishtlindjeve me fansat dhe futbollistët profesionistë të Bundesligës, përvec fotove dhanë edhe autografe.
"Ishte me të vërtetë një atmosferë e bukur", - thotë një fans i Hanoverit. Në festën e organizuar morën pjesë drejtuesit e klubit, trajneri Diter Heking si dhe stafi teknik nga ekipi i femrave të Hanoverit.
Hanoveri fitoi ndeshjen e fundit me Verder Bremenin me rezultatin 4-3 (Lala mungoi për probleme muskulare) dhe të premten synon fitoren në transfertë me Energi Kotbusin e Ervin Skelës, ku për herë të parë pas vitit 2002, skuadra e Lalës ndodhet për momentin në zonën europiane. Trajneri Diter Heking është në pritje të rikuperimit të mesfushorit veteran shqiptar, por edhe të Benjamin Lauth dhe Frank Fahrenhors.
"Kush prej tyre do të udhëtojë me në në Lausitc, kjo do të vendoset vetëm ditën e enjte", - thotë trajneri i të "Kuqve". Edhe pse ka shumë pikëpyetje në formacionin e tij Heking kërkon një fitore të ekipit të tij në "Stadion der Freundschaft: "Është shumë e rëndësishme, që ekipi ta fitojë ndeshjen", - tha Heking për kicker.de. "Kjo është e qartë për mua", - shton 43-vjecari.
"Vendi i pestë do të ishte shumë mirë për ndeshjet e vështira të fazës së dytë. Do të na jepte më shumë kënaqësi gjatë pushimeve kur ne të shikonim tabelën", - përfundon ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›