Ibrahimovic nuk do të luaje në miqesoren Suedi-Kinë
TIRANE-Kapiteni i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, nuk do të luajë në ndeshjen miqesore ndaj Kinës të enjten, bëri të ditur seleksioneri i ekipit përfaqësues të futbollit, Erik Hamrén.
"Nëse ai është mirë, kjo do të jetë shumë e rëndësishme në ndeshjen ndaj Kazakistanit", theksoi ai në një konferencë shtypi ne Helsingborg.
Suedia do të luaje me Kazakistanin me 11 shtator në Malmoe në kuadrin e eleminatoreve për Botërorin 2014.
Tre pikët e fitores do të jenë shumë të rëndësishme për të shpësuar ne kualifikimin ne grupin C, ku skandinavet do te luajne edhe me Gjermanine, Irlanden, Austrne dhe Ishujt Faroe.
Ibrahimovic, autor i dy golave për Paris SG ndaj Lille, theksoi se për këtë ndeshje nuk është 100% i gatshëm pas një dëmtimi të lehtë në një këmbë.
(d.b/BalkanWeb)