Tadei "thërret" Kombëtaren italiane
Rodrigo Ferrante Tadei, mesfushori i Romës, deklaroi qartë se do ta mirëpriste një ftesë në Kombëtaren italiane. Nëpërmjet "Globesporte", braziliani i bëri thirrje teknikut "axurr", Marçelo Lipi. "Nëse trajneri do të më grumbullonte në skuadër, do ta pranoja ftesën. Kam folur gjatë me Françesko Totin, i cili më siguroi se askush nga lojtarët e tjerë nuk do të krijonte polemika. Mund të ndiqet shembulli i (italo-argjentinasit) Kamoranezi, pasi tashmë kam ndërtuar jetën në Itali".