E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana, mungesa “e mirëpritur” për mesfushorin e Olimpikut

Albania-Sport - Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, do të mungojë në ndeshjen që skuadra e tij franceze, Olimpiku i Marsejës, do të zhvillojë të dielën në ora 21:00, në fushën e vet kundër Nantës. Futbollisti luftarak do të mungojë për marsejezët për dy arsye, së pari sepse është i pezulluar, për shkak të kartonave të verdhë që ka marrë, dhe, së dyti, sepse është i dëmtuar.
I dëmtuar në kavilje që në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij, Paris SG-së, Lorik Cana vazhdon të kurohet dhe nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen përballë Nantës. "Do të ishte mirë të luaja në kohë, - ka pohuar mesfushori shqiptar i Olimpikut të Marsejës, duke folur para disa ditësh për faqen zyrtare të klubit francez në Internet.
"Nuk është vendosur ende për gjithcka, por do të kem mjaft kohë për t'u shëruar në kohë, sepse, fatkeqësisht, jam i pezulluar të dielën", - ka shtuar ai. "U dëmtova gjatë një ndërhyrje në sulm dhe, për pasojë më është dëmtuar një ligament. Më duhet kohë për clodhur dhe për ta marrë veten dhe shpresoj, që me miratimin e mjekëve, të jem gati për të vrapuar nga fundi i kësaj jave", - është shprehur futbollisti shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›