E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Lala, 90 minuta në fitoren e Hanoverit në Leverkusen

Albania-Sport - Shtatkurtëri i mesfushës kuqezi, Altin Lala, ka luajtur të shtunën gjatë gjithë ndeshjes që skuadra e tij, Hanover 96-a, zhvilloi në "BayArena" kundër Leverkusenit vendas dhe që u fitua nga miqtë me rezultatin 1-0. Skuadra e mesfushorit shqiptar ka kaluar në epërsi pas vetëm 7 minutash lojë, me atë të Jan Rozentalit, dhe ka arritur ta ruajë këtë rezultat deri në përfundim të takimit, të vlefshëm për javën e 22-të të Bundesligës gjermane.
Kjo ishte një fitore mjaft e vlesfshme për skuadrën e Hanoverit, pasi e ndihmoi atë të ngjitej në vendin e shtatë të renditjes, në kuotën e 30 pikëve, duke kapërcyer pikërisht skuadrën që mundi të shtunën, Bajer Leverkusenin. Ndonëse një vend në Kupën UEFA është vetëm 3 pikë larg, kur kanë mbetur edhe 12 javë kampionat, vlen të përmendet fakti se skuadra e Altin Lalës i është afruar edhe më tepër sigurisë përsa i përket rënies nga kategoria.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›