Ymer Xhaferi në prova tek HJK Helsinki

Nga Mars Povdorica
Ymer Xhaferi, ish mesfushor i ekipit nga Mitrovica ‘Trepca ‘89' dhe Besës së Kavajës, ka filluar provat tek ekipi i Finlandës HJK Helsinki, sipas të përditshmes Gazeta Express. Kjo do të jetë prova e tij e dytë në Finlandë, pas provave të kaluara me sukses në ekipin Jaro, poashtu anëtare e Veikkausliiga, ligës së parë finlandeze. Jaro renditet në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 19 pikë, sa ka edhe vendi i fundit , dhe është 8 pikë tjera larg nga ekipi që renditet një vend më lartë. Ata i ofruan kontratë njëvjeqare Xhaferit, por ai e refuzoi pasiqë të ardhurat nuk ishin ato që Xhaferi i kishte kërkuar. Dhe as oferta e kontratës 3 vjeqare nuk e kënaqi ate, kështuqë kalimi i mundshëm dështoi. Sidoqoftë pas ndërmjetesimit të Rindvan Zenelit, Xhaferi filloi provat tek nënkampionja HJK Helsinki, prova për suksesin e të cilave ai është shumë optimist. HJK Helsinki në anën tjetër është një skuadër shumë më stabile, gjë që deshmon edhe renditja në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.Nësë realiohet ky transfer, atëhere 21 vjeqari Xhaferi mund ti bashkohet Ansi Agollit i cili është në prag të nënshkrimit të kontratës me po të njejtën skuadër, që në gjirin e vet mban edhe kosovarët Erfan Zeneli dhe Mehmet Hetemaj, vëllai i Përparim Hetemajt i cili prej HJK kaloi tek AEK-u i Greqisë.