E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamburgu i Berishës shtang Bremenin

Nga Mars Povdorica
Ekipi i Besart Berishës, Hamburg, shtangu te pranishmit në stadiumin Weserstadion të Bremen me një fitore të papritur, por të pastër, 2:0. Për golat u kujdes ylli holandez Van der Vaart duke shënuar nga një në secilën pjesëlojë. Kjo ishte fitorja e parë e Hamburg-ut ndaj Werder Bremen në katër vitet e fundit, kur ata fituan 1:0 me 2 shkurt 2003, por këtë herë fitorja u arrit si mysafir dhe në një kohë mëse të duhur për të shpëtuar nga rënia në Bundesliga 2. Kjo fitore shton edhe më shumë besimin e dhënë ndaj menagjerit të ri Stevens dhe regjimit të rreptë që ai aplikon. Pas humbjes në minutat e fundit nga Berlin në javën e parë që erdhi në krye të pankinës, ai tash arriti dy fitore radhazi me një goldallim 5:0. Sidoqoftë, për adhuruesit shqiptarë, kjo fitore kishte më pak ‘vlera' pasiqë sulmuesi i Kombëtares Besart Berisha, nuk ishte i pranishëm fare. Bremen 0:2 Hamburg R. Van der Vaart '42, ‘87

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›