E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhezair Zaganjori kandidati i maxhorancës, sot votimi

UPDATE- Vetëm pak orë para votimit të parë në Kuvendin e Shqipërisë për presidentin e ri të Republikës, pas shume negociatash, maxhoranca ka paraqitur kandidatin e saj per president, Xhezair Zaganjori.

Zaganjori pritet te votohet sot ne Parlament, ne seancen ores 10:00. Opozita ende nuk ka dhene komentet e saj lidhur me kandidaturen, ndersa pritet te shihet qendrimi i saj ne Parlament sot.

Lista e maxhorancës, Berisha sërish me aleatët

Kryeministri Sali Berisha është takuar për të tretën herë brenda ditës me aleatët ne qeveri.

Takimi ka nisur në orën 21:00 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku janë të pranishëm kreu i LSI-së, Ilir Meta, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe ai i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Brenda natës së sotme pritet edhe publikimi i një liste me emra që propozon maxhorancë për postin e Presidentit. Ndërkaq,kryetari i grupit parlamentarë i PD-se, Astrit Patozi, njeheresh edhe i mandatuari i PD-se pert te negociuar me opoziten, tha se ne takim jane diskutuar pese emra. Ai konfirmoi se ne seancen e neserme ne Parlament do te respektohet Kushtetuta, do te votohen kandidaturat.

Takimi i dytë me Metën, Mediun dhe Idrizin

Takimi i kryeministrit Sali Berisha me aleatët ka përfunduar, ndërsa ende nuk janë bërë publik emrat të cilët pritet të votohen nesër për postin e presidentit të ri të Republikës.

Pas takimit, kreu i LSI-së, Ilir Meta duke folur për media tha se në orët në vazhdim pritet të ketë një listë me emra, siç tha ai, përfaqësues, e cila do të komunikohet edhe me opozitën.

Sikurse po e ndiqni përpjekjet nga ana e maxhorancës janë mjaft intensive, vullneti është pozitiv. Disa kritere kanë bërë publike. Besojmë se në orët në vijim do të ketë edhe një listë me emra- tha Meta.

Meta tha se lista me emra do të jetë e menduar dhe e konsultuar, ndersa kandidatet mund te vijne nga politika, drejtesia dhe diplomacia.

Berisha në Kryesinë e PD-së

Pjesën më dyer të hapura të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha e shfrytëzoi për ti bërë thirrje opozitës që të vlerësojë ofertën e maxhorancës për zgjedhjen e një presidenti konsensual. Kryeministri konfirmoi para anëtarëve të Kryesisë se në të gjitha takimet me aleatët spikat qartë vullneti për ti dhënë vendit presidentin me vlerat dhe virtutet, aftësitë dhe integritetin e merituar për detyrën e lartë të kryetarit të shtetit.

Kryeministri tha se maxhoranca po përpiqet të zgjedhë një president me cilësitë, virtutet, aftësitë më të arritura për postin me qëllim që t’i japim vendit presidentin më të besueshëm dhe me shkallën më të lartë të integritetit, por kjo sipas Berishës, nuk nuk gjen pasqyrim tek opozita, pasi siç tha ai, Rama kërkon ta shndërrojë presidentin në çështje pazari.

Kreu i qeverisë tha se të gjithë përpjekjet e maxhorancës janë që të bashkërendojmë punën për të zgjedhur presidentin me mbështetjen më të gjerë, por Rama tha ai, po i përgjigjet me akuza, me një tiradë akuzash të cilat fshehin vullnetin e tij të palëkundur për të bllokuar procesin.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për retorike, po për vepra, për akuza boshe, por kanë nevojë për votim konkrete, skanë nevojë për një fjalor të kaluar para 20 viteve, killer, armiq dhe me rradhë. por kanë nevojë për të votuar presidentin.- tha kryeministri.

Lidhur me ofertën e Ramës për takim me kryeministrin dhe kryetarët e partive të tjera parlamentare, kreu i qeverisë tha se takimet duhet të bëhen në nivel ekspertësh.

***

Një dita para raundit të parë të votimit në Kuvendin e Shqipërisë për Presidentin e ri ende palët politike nuk kanë dalë me emra konkret për këtë post. Kreu i PD-së, Sali Berisha ka patur sot një takim me aleatët në qeverisje, si dhe me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Ndërkaq, opozita me anë të kreut të saj, Edi Rama ka paralajmëruar sot se raundi i parë i votimit rrezikon të digjet për shkak të mungesës së kandidatëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›