E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata: Imamët e Medresesë u përleshën brenda në xhami

TIRANE – Më 27 shkurt, Lauren Luli, imami i Xhamisë së Medresesë në Tiranë, është nxjerrë forcërisht nga ambientet e xhamisë nga disa persona, njëri prej të cilëve ish-imami Lulzim Plloçi. Ndërsa sipas Plloçit, imami është nxjerrë jashtë nga besimtarët, pasi ata nuk e pranonin imamin e ri. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ia ndaloi Plloçit të shkojë në xhaminë e Medresesë. Sherri mes të dyve zbardhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës ndaj tij. Pas emërimit kam shkuar në xhami për të kryer ritet myslimane sipas fesë dhe nuk jam lejuar nga ish-imami, i cili pretendonte se ishte ai dhe nuk lejonte njeri tjetër të hynte në xhami dhe as të kryente ritet fetare, ka pohuar në polici imami Luli. Ndërkohë, nga ana e tij, ish-imami Plloçi ka shpjeguar: Jam njohur me vendimin për zëvendësimin tim, dhe e kam pranuar. Unë jam besimtar dhe shkoj në xhami. Më është kërkuar nga ana e besimtarëve që të drejtoj faljet që ata bëjnë dhe e kam bërë këtë detyrë edhe pas zëvendësimit, kjo sepse besimtarët nuk e pranojnë imamin e ri. Kështu ka ndodhur edhe më datë 27.04.2012, ditën e premte, kur kam shkuar në xhami. Unë nuk e kam nxjerrë jashtë imamin, por e kanë nxjerrë besimtarët. Pasi e kanë nxjerrë jashtë atë, unë kam drejtuar ritualin e namazit dhe jam larguar. Nga ana e saj, Gjykata shprehej se Plloçi i kishte organizuar besimtarët në kundërshtimin e imamit të ri.                      ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›