Xhihani, i pakënaqur: “Dua më shumë gola”
Pas humbjes në transfertë 4-0 në javën e 10-të me ekipin e shqiptarëve në Ukrainë, Krivbasin, Zarja Lugansk i sulmuesit kavajas Parid Xhihani, do të përballet në shtëpi me Iliçeviç në javën e 11-të, ditën e diel. “Edhe pse për momentin Iliçeviç ndodhet më lart në renditje, dy ekipet tona nuk kanë ndryshime të mëdha. Aty-aty jemi. Na duhet kjo fitore, do të na bënte shumë punë”, -tha nga Ukraina, Parid Xhihani, autor i dy golave në këtë sezon, të dy të realizuar në takimin kundër Metalurg Zaporzhje.
“Golin e radhës? Pse, jo. Në të vërtetë, duhet të shënoj më shumë gola, pasi tani e njoh shumë mirë futbollin ukrainas”, - përfundoi 26-vjeçari Xhihani, i me fanellën e Zorjas ka realizuar deri tani 14 gola, qysh kur u bashkua në vitin 2008. Zarja pas 10 javësh, me 8 pikë të grumbulluara, ndodhet në vendin e 13-të nga 16 ekipe që ka Superliga ukrainase. Kundërshtari, Iliçeviç ka 14 pikë dhe ndodhet në vendin e 8-të.
Agjenti i Behramit: “Juve? Akoma shpejt”
Ditët e fundit nga Anglia kanë dalë fjalë, se midis Ëest Ham dhe Juventus, po punohet për një shkëmbim të mundshëm midis Sebastian Giovinco (22 vjeç) dhe Valon Behramit (24). Agjenti i lojtarit kosovar, por me pasaportë zvicerane, duke folur për tuttojuve.com, deklaroi: "Valon te Juve? Sinqerisht preferoj të mos flas. Jemi në muajin tetor, dhe është akoma shpejt për të folur për merkato. Preferoj të qëndroj në heshtje për momentin”.
Todt, presidenti i ri i FIA
Jean Todt u zgjodh presidenti i Federatës Ndërkombëtare Autombilistike. Ish-numri i një i skuderisë italiane Ferrari fitoi me një diferencë të qartë votash kundër rivalit të tij finlandez, Ari Vatanen, ish-pilot i garës rally. 63-vjeçari Todt morri 135 vota, kundrejt 45 të mbledhura nga rivali tij, 12 ishin të pavlefshme. Francezi Todt pason në krye të FIA, anglezin Max Mosley.
Barcelona, rinovon Puyol
Manchester City dhe Milan mund t’i thonë lamtumirë idesë për të angazhuar në parametra zero mbrojtësin spanjoll Carles Puyol. 31-vjeçari rinovoi kontratën me klubin spanjoll deri në qershor të vitit 2013. Lajmin u publikua në faqen zyrtare të skuadrës katalanase, Barcelona.
Barça-Real, luftë për Ribery
Vazhdon “nën ujë” beteja midis dy skuadrave më të mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid, për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez të Bayern Munich, Frank Ribery. Barcelona ka ndërmend të zëvendësoje francezin tjetër Tieri Henry dhe Frank Ribery shihet si njeriu ideal. Më i qetë duket Real, pasi sipas gazetës spanjolle “Marca” ka firmosur një parakontratëe me Bayern.
24 Tetor 2009