E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishka: “Ta thyejmë tersin e transfertave”



Partizani pas fitores të shtunën e kaluar me Kamzën (2-1, java e 7-të) në kampionatin e Kategorisë së Parë në “Selman Stërmasi” dhe barazimit 0-0 të mërkurën me Adën në Velipojë në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, është gati të marrë pikën e parë në transfertë (4 ndeshje, 0 fitore 4 humbje).
Sulmuesi i njohur i Partizanit, Sokol Ishka, pohoi se skuadra e kuqe e drejtuar nga dyshja Bejzade-Pinari synon pikë të plota në transfertën e vështirë të Pogradecit, takim i vlefshëm për javën e 8-të. “Do të luajmë për fitore e ta thyejmë tersin e transfertave”, - tha ish-lojtari i të tre klubeve të kryeqytetit, Partizanit, Dinamos e Tiranës. Partizani ndodhet në vendin e 6-të me 12 pikë, ndërsa Pogradeci në të tretin me 13 pikë, dhe një fitore e të kuqve do të thoshte dhe rokadën midis dy ekipeve.

Kamza-Gramshi, basti i parë i Kolës

Trajneri i ri i Kamzës, Agustin Kola, synon ta nisë me fitore aventurën e tij në krye të një skuadre të Kategorisë së Parë, duke u risjellë kënaqësinë e tifozëve kamzalinj pas humbjes në derbin me Partizanin (2-1) në javën e 7-të. Ish-tekniku i Tiranës e “shijoi” nga tribuna fitoren e skuadrës së tij ndaj Elbasanit (2-1) në Kupën e Shqipërisë, por tashmë përballë Gramshit (vendi i 11-të, 7 pikë), Kola kërkon pikët e plota në fushë. Kamza, në drejtimin e ish-trajnerit Petrit Haxhia ka grumbulluar 100 pikëve në shtëpi (3 ndeshje, 3 fitore), e Kola dëshiron vazhdimësinë ndaj Gramshit, që nga ana e tij, i ka humbur të tre takimet e para në transfertë, madje pa shënuar qoftë edhe një gol.

Kategoria e Parë
Java 8,
Të shtunën, 24.10.2009
Kamza-Gramshi
Lushjna-Burreli
Elbasani-Memaliaj
Luftëtari-Bylis
Besëlidhja-Bilishti
Ada-Skrapari
Turbina-Sopoti

Të hënën, 26.10.2009
Pogradeci-Partizani

RENDITJA, JAVA 7
1 Elbasani 7 16
2 Bylis 7 15
3 Pogradeci 7 13
4 Lushnja 7 12
5 Luftëtari 7 12
6 Partizani 7 12
7 Kamza 7 10
8 Ada 7 9
9 Burreli 7 9
10 Bilisht Sport 7 9
11 Gramshi 7 8
12 Skrapari 7 8
13 Sopoti 7 7
14 Besëlidhja 7 6
15 Turbina 7 6
16 Memaliaj 7 5

24 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›