E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhirohet UFO mbi Arizona? (video)

Nga Express më 09 korrik 2011 në ora 12:40

Gjatë stuhisë së fuqishme të rërës, e cila përfshiu para pak ditësh qytetin Feniks në Arizona të SHBA-ve, kamerat televizive të CNN-it kanë xhiruar disa drita të pazakonshme, të cilat mendohet të kenë qenë objekte të paidentifikuara fluturuese UFO.

Në xhirim shihet rëra e fuqishme e cila përfshin rajonin më 6 korrik, ndërsa për një moment në qiell duken dy drita të pazakonshme.

Kjo nuk është hera e parë që UFO paraqiten gjatë katastrofave natyrore, pasi që një gjë e tillë ka ndodhur edhe në tërmetin dhe cunamin e 11 marsit në Japoni, ku humbën jetën mijëra persona, ndërsa mijëra të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Video amatore

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›