Xho Biden kërkon zbatimin e marrëveshjes së Brukselit
Zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, u takua me Kryeministrin e Kosovës, Hshim Thaçi dje pasdite në Uashington. Zoti Bajden riafirmoi partneritetin e ngushtë dypalësh të Shteteve të Bashkuara me Kosovën dhe mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës, thuhet në një njoftim për shtypin të Shtëpisë së Bardhë.
Zv/presidenti amerikan vlerësoi udhëheqjen dhe kurajën politike të demonstruar nga Kryeministri Thaçi dhe qeveria e Kosovës në arritjen e marrëveshjes në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.
Zoti Bajden theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes për të shfrytëzuar këtë mundësi historike për të siguruar paqen dhe begatinië për popujt e Kosovës dhe Serbisë dhe për të çuar përpara aspiratat evropiane të të dy vendeve.
Zv/presidenti amerikan ritheksoi se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kosovës si partnerë dhe miq, dhe janë optimistë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve në vitet e ardhshme, përfundon komunikata për shtyp e Shtëpisë së Bardhë.
(a.k/Voa/BalkanWeb)