E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshëngritësit shqiptarë, të pastër nga dopingu

TIRANE- Pas vlerësimeve për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të Kampionatit Europian të Peshëngritjes, Shqipëria ka marrë edhe një notë tjetër pozitive, pasi sportistët e saj kanë rezultuar të pastër për sa i përket përdorimit të substancave të ndaluara. Një gjë e tillë është konfirmuar nga Federata Botërore e Peshëngritjes dhe nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, i cili ka përshëndetur punën e stafit teknik dhe shkencor të këtij sporti. Shtanga kuqezi tashmë po bëhet gati për të marrë pjesë në Lojërat e Mesdheut “Mersin 2013”, ku priten sërish medalje të arta dhe jo vetëm nga dy sportistët cilësorë si Romela Begaj e Daniel Godelli, por edhe nga peshëngritës të tjerë.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›