Rrihet kandidati i FRD-së në Roskovec: Më qëlluan befasisht. Topi: Burgaj militant i paaftë

FIER - Një ngjarje e ndodhur në Roskovec të Fierit, ku një kandidat për deputet është shtruar në spital me fraktura dhune mbi trup, ka shënuar atë që cilësohet si incident gjatë kësaj fushate elektorale.
Mbremjen e se dieles eshtë rrahur dhe goditur me sende të forta kandidati për deputet i Frymës së Re Demokratike (FRD) në qytetin e Fierit. Policia bën të ditur se shtetasi Mithat Hoxha është rrahur me mjete të forta nga 3 persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur te dielen në Roskovec, rreth orës 23:00.
Burime nga policia konfirmojnë për "News 24" se Mithat Hoxha është goditur me mjete të forta dhe se është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të qytetit të Fierit. Vetë i dëmtuari ka deklaruar se është qëlluar befasisht nga 3 persona, të cilët nuk ka mundur t'i identifikonte.
TOPI AKUZON BURGAJ: I PAAFTE NE DETYRE DHE MILITANT POLITIK
Kryetari i FRD-së, Bamir Topi vizitoi në mbrëmje në spital kandidatin e Roskovecit, Mit’hat Hoxha, i cili u dhunua mbrëmjen e djeshme nga persona ende të pa identifikuar. Lideri i FRD-së akuzoi drejtorin e përgjithshëm të policisë për paaftësi në kryerjen e detyrës.
“Ky akt me prapavijë politikë. Burgaj i paaftë në detyrë dhe militant politik.”- deklaroi Topi.
Sipas tij, policia është e angazhuar për të siguruar eskortën e Berishës dhe harron qytetarët.
PRETENDIMET
Ndërsa policia bën me dije se persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar deri në gjendje të rëndë zotin Hoxha, bashkëshortja e këtij të fundit pretendon se ngjarja ka motive politike. Ajo shprehet se i shoqi që në momentin që po kandidon si deputet në këtë zonë ka marrë vazhdimisht kërcënime për jetën.
“E kanë kërcënuar në shtëpi para dy javëve, na kanë ardhur në shtëpi. Më thanë që do ta vrasin mos të vijë më në fshat, punë partie. Kandidonte në Roskovec”, tha bashkëshortja e Hoxhës me lot në sy.
Ndërsa Shezai Çobaj, kryesuesi i listës së FRD në Fier pohon se Mithat Hoxha i ka njohur autorët. “ I pa te tre personat, i njeh por ai nuk flet dot për shkak të gjendjes shëndetësore”, tha Çobaj.
Sipas tij, Mithat Hoxha ka marrë kërcënime nëpërmjet telefonit madje ka bërë dhe denoncim në polici rreth kërcënimeve.
Pritet që hetimet e policisë të zbardhin këtë ngjarje që shënohet në mes të fushatës elektorale dhe ka si të lënduar një prej kandidatëve politikë për deputetë.
POLICIA: ASNJË DENONCIM NUK ËSHTË BËRË. HOXHA NUK JEP ASNJË SHPJEGIM SI NDODHI NGJARJA
Policia e Fierit bëri të ditur i dëmtuari Mit’hat Hoxha nuk i ka dhënë asnjë shpjegim efektivëve mbi ngjarjen e ndodhur.
Ja versioni zyrtar i policisë qarku Fier mbi ngjarjen e ndodhur të cilësuar si incident gjatë fushatës elektorale.
“Me date 09.06.2013 rreth ores 23.45 ne Sallen Operative te Drejtorise se Policise Qarkut Fier eshte marre njoftim nga Spitali Rajonal Fier per nje shtetas qe kishte shkuar ne urgjence i goditur.
Menjehere me marrjen e njoftimit ne Spitalin Rajonal Fier kane shkuar forcat policore te Drejtorise se Policise Qarkut dhe nga veprimet e para ka rezultuar se personi i demtuar ishte shtetasi Mit’hat Hoxha, 50 vjeç, banues ne Roskovec.
Nga deklarimet e mjekve ky shtetas eshte goditur me grushta dhe ndodhet i shtruar ne Spital jashte rrezikut per jeten.
I demtuari mbremjen e djeshme dhe diten e sotme nuk ka dhene asnje shpjegim policise per ngjarjen, me arsyen se ndiem I trubulluar dhe nuk mund te jap shpjegime per momemtin.
Ne lidhje me pretendimet e FRD dhe familjareve te te demtuarit, se personi ne fjale eshte kercenuar dhe per kete eshte vene ne dijeni, policia e shtetit, Drejtoria e Policise se Qarkut Fier shpreh keqardhjen, pasi nuk ka patur asnje denoncim te meparshem nga shtetasi Mit’hat Hoxha, ne Policine e Qarkut Fier.
Drejtoria e Policise se Qarkut Fier ne bashkepunim dhe me Prokurorine e Rrethit Fier, menjehere me marrjen e njoftimit, qe mbremjen e djeshme ka nisur hetimet dhe eshte duke punuar per zbardhjen e ngjarjes, motivet e saj, identifikimin dhe kapjen e autoreve”.
TOPI: POLICIA NUK E MBROJTI. SHTETI TE GARANTOJE JETET TONA
Kryetari i FRD, Bamir Topi denoncoi sot publikisht dhunën e ushtruar ndaj Mit’hat Hoxhës, kandidat i FRD në Roskovec.
“Dëshiroj të denoncoj publikisht një akt të rëndë kriminal që ka ndodhur mbrëmë në Roskosvec. Nuk dua të vë gishtin tek askush, tek asnjë parti, se ajo që ka rëndësi është roli ndaj institucioneve të shtetit. Kam kritikë të ashpër ndaj policisë. Se qysh nga momenti i ndodhjes së këtij akti të rëndë nuk kanë marrë mundimin të jetë prezent dhe aq më shumë nga të dhënat që kemi nga denoncimet e herë pas hershme të z Hoxha, Policia e Shtetit ka për detyrë të mbrojë jetën”.
Topi theksoi se prokuroria ka nisur punën mbi ngjarjen e ndodhur ndërsa akuzoi pushtetit se operon me falangat e krimit.
“Prokuroria ka nisur detyrën, por nuk jAnë pamje normale të një vendi demokratik. Zoti Hoxha është në gjendje të rënduar dhe pse është jashtë rrezikut për jetën.
I drejtohem atij që e ka për detyrë sipas ligjit të garantojë një proces të lirë e të ndershëm që para se të japë premtime për katër vitet e ardhshme të garantojë ecurinë e zgjedhjeve dhe integritetin e personave. Ky pushtet që operon me falangat e krimit duhet ti vërë gishtin kokës sepse jemi në një situatë që nuk nderon asnjë dhe na vë njollë të zezë para ndërkombëtarëve’.
OKETA: I TAKON ORGANEVE TË DREJTËSISË TË ZBARDHIN NGJARJEN
Nënkryetari i FRD-së Gazmend Oketa takoi në spital kandidatin e dhunuar Mit'hat Hoxha. Ai u bëri apel autoriteteve që të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe të vendosin përpara drejtësisë autorët.
“Unë nuk mund ta politizoj ngjarjen. Këto ngjarje të përsëritura në fushata zgjedhore. I takon organeve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen”- deklaroi Oketa.
FRD: POLICIA E SHTETIT TE MBAJE DYFISH PERGJEGJESI SE INJORUAN DENONCIMET E Z HOXHA
Ne nje njoftim per shtyp, FRD denoi aktin ndaj kandidatit te saj per deputet ne Roskovec ndersa i beri thirrje policise te veproje.
"Mbreme vone persona ende te panjohur kane ushtruar dhune brutale ndaj kandidatit te Frymes se Re Demokratike për qarkun e Fierit, z.Mithat Hoxha. Duke iu FRD i uron zotit Hoxha sherim te shpejte dhe duke i qendruar prane familjes se tij ne keto momente, e denon ashper aktin kriminal dhe e konsideron ate si nje akt kercenues per jeten dhe per integritetin e procesit zgjedhor ne Fier. Zoti Hoxha ishte kandidat zyrtar i FRD, ai ishte ne fushate elektorale, ndaj cdo goditje ndaj tij perben akt politik kunder kandidatit, kunder bindjeve dhe veprimeve te tij politike, kunder FRD dhe kunder standardit te konkurrences
elektorale.
FRD kerkon publikisht nga Policia e Shtetit te marre te gjitha masat e nevojshme per te vendosur perpara drejtesise personat pergjegjes.
Policia e Shtetit duhet te mbaje dyfish pergjegjesi per zyrtaret lokale te cilet kane injoruar denoncimet e zotit Hoxha per presione te vazhdueshme nominale per shkak te aktivitetit te tij politik dhe elektoral. Ne nje shtet te se drejtes te gjithe ata jane njesoj pergjegjes si edhe ata qe kane kurajen te godasin nje qytetar te lire, nje politikan dhe nje person publik, ndaj FRD zotohet publikisht se do te ndermarre cdo hap institucional per te vendosur perpara ligjit te gjithe ata qe e kane shkelur ate, qe kane nxitur krimin dhe qe e kane realizuar ate.
FRD edhe njehere garanton opinionin publik se eshte e vendosur te vijoje deri ne fund garen elektorale ne Fier dhe ne gjithe vendin, dhe tashme ka nje arsye me shume, per ti dhene fund ketij regjimi qe godet kritiket politike, per te vendosur shtetin e se drejtes dhe per te rikthyer vlerat e cenuara te demokracise ne Shqiperi".
RAMA: SALIU DISTANCOHU!
Menjehere pas njoftimit te ngjarjes se rende, ka reguar kreu i PS, Edi Rama. Kreu i PS shkruan ne Twitter se ne Roskovec operojne kriminele ndersa i ka drejtuar nje thirrje dhe kryeministrit Berisha.
"Lajm i hidhur dhuna ndaj kandidatit te FRD ne Roskovec! Aty operojne kriminele te ushqyer e te ndersyer nga Sokoli i Saliut! Sali distancohu!"
(d.b/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Në Roskovec operojnë kriminelë të Saliut Pukë, këndoi këngë për Berishën, 'përleshet' me anëtarët e FRESSH Incidentet zgjedhore, Policia e Shtetit shërbim të përforcuar, 12 orë në punë Presionet parazgjedhore, Avokati i Popullit: denonconi në dy numrat pa pagesë Sulmi ndaj kandidatit të FRD, Malaj: Dënoj këtë akt të shëmtuar! VIDEO: E shoqja: I thanë, tërhiqu se të vrasim! VIDEO: Mit'hat Hoxha: Nuk i pashë autorët, më kanë qëlluar befasisht