E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshime postesh në policinë e Tiranës

Nëndrejtori i Policisë së Tiranës Artan Cuku është larguar nga posti i tij. Ky largim vjen pasi ai është emëruar Shef i Sektorit të Pastrimit të Parave. Tashmë ai do të zëvendësohet nga Dorian Muço, i cili deri më sot mbante postin e shefit të komisariatit.
Shefi i komisariatit numer 6 në policinë e Tiranës Lulzim Shala ka kaluar në komisariatin numër 4. Ndërkohë që kreu i komisariatit numer 4, Ismet Shkreta, ka shkuar në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve në policinë e shtetit. Shefi i komisariatit numër 5 në policinë e Tiranës Nikollë Vatnikaj ka shkuar në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në policinë e shtetit.
 

Ndërkohë që është larguar Dritan Dorda, shef i sektorit të krimeve të rënda në policinë e Tiranës, dhe ka shkuar në departamentin e antidrogës në policinë e shtetit. Në vendin e tij është emëruar Arjan Hasanaj që ka patur të njëjtin pozicion si Dorda por në Elbasan.
Para disa ditësh u largua edhe drejtori i kësaj policie Tonin Vocaj.
Komisar Sajmir Muça ka mbajtur postin e Drejtorit të policisë së qarkut Elbasan ndërkohë, Tonin Vocaj është emëruar Drejtor i Krimeve të Rënda në policinë e shtetit, ndryshim i kryer ky disa ditë më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›