Xhon Terri “mban” shpresat te Kapelo
Do të jetë Fabio Kapelo, ai që do të vendosë për të ardhmen e Xhon Territ, pas skandalit të këtij të fundit. Trajneri i Anglisë ka bërë të ditur se është në dijeni për të gjitha gjërat dhe se shpejt do ta marrë një vendim. Pas ditësh heshtjeje, Kapelo ka folur për tabloidin britanik “Daily Mail”. “I di të gjitha, por nuk mund të them asgjë për momentin. Të enjten kthehem në Angli dhe më pas të shohim”, tha Kapelo. Ndërkohë, futbollisti anglez i çelsit mund të mos luajë kundër Kardif, në Kupën e Anglisë, për t’iu bashkuar gruas dhe fëmijëve në ditën e Shën Valentinit në Arabi ku është larguar ajo pas publikimit në media të këtij skandali. Kapiteni do të kërkojë “të shpëtojë” martesën e tij pasi gruaja Toni Terri i ka kërkuar divorcin.