E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Pandemia e gripit, “betejën” tashmë e fituam

 zirina llambro“Beteja” me Pandeminë e gripit të derrave tashmë është fituar. Garancia vjen nga ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili. Dje gjatë analizës vjetore të Institutit të Shëndetit Publik, ai deklaroi se situata është nën kontroll falë profesionalizmit të specialistëve të ISHP.”Instituti I Shëndetit Publik, duket se e ka fituar tashmë “betejën” me gripin pandemik dhe ka ditur te përballojë me seriozitet dhe profesionalizëm dhe situatën e emergjencës të krijuar në zonën e Shkodrës. Kemi një situatë nën kontroll dhe dalja nga pandemia tashmë është një realitet” ,tha Vasili. Ai e konsideroi ISHP-në lider në fushën e shëndetit dhe ka theksuar dhe njëherë nevojën e kualifikimit të kapaciteteve njerëzore. Vetëm pak kohë më parë Instituti i Shëndetit Publik u pranua si anëtar me te drejta te plota të  Organizatës Botërore të Instituteve të Shëndetit Publik INAPHI. Ndërkohë që sipas drejtorit Alban Ylli ka filluar puna për futjen e standardeve organizative dhe laboratorike bashkëkohorë, ndaj dhe viti 2010 do të jetë i rëndësishëm në këtë drejtim. Gjatë vitit të kaluar sipas një përllogaritjeje të afërt, specialistet e këtij instituti kanë kontaktuar me rreth 12 mijë mjekë infermierë dhe punonjës të shëndetit publik, arsimtarë, grupe të ndryshme të komunitetit, duke i trajnuar apo ndërgjegjësuar ata për problemet e ndryshme. Gjithashtu ka përfunduar studimi kombëtar i demografisë dhe shëndetit, i kryer në bashkëpunim me INSTAT. Një target-grup i përfaqësuar prej rreth 7500 femrash dhe 300 meshkujsh u intervistuan dhe ekzaminuan për një numër treguesish me vlerë për politikat shëndetësore. Ka përfunduar dhe studimi i dytë mbi sjelljet e rrezikshme tek të rinjtë cka mundëson analizat në kohë të prevalencës së këtyre faktorëve,, efektin e politikave shëndetësore  dhe parashikimin e problemeve shëndetësore në të ardhmen. Janë kryer disa qindra ekspertiza sanitare (uji, ajri zhurmat, ushqimet),, inspektime epidemiologjike, sanitare dhe të programeve të shëndetit publik në të gjithë territorin e vendit. Këto aktivitete janë kryer në funksion të shërbimit të strukturave rajonale të shëndetit publik, komuniteteve, agjencive shtetërore dhe atyre private. Jepen 5.5 milionë euro për 14 urgjencaRikonstruksion dhe pajisje të reja për 14 urgjenca në të gjithë vendin. Janë plot 5.5 milionë euro që do të investohen nga qeveria japoneze, për projektin e ri. Marrëveshja u nënshkrua dje nga Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, ndërsa për palën japoneze, nga Përfaqësuesi Rezident i Zyrës Ballkanike të JICA, Z. Saturo Kurosawa”. Kemi konkretizuar një punë të filluar prej kohësh. Jemi duke vënë një tullë në themelin e strategjisë së shëndetit publik. Projekti do të shtrihet në 14 rrethe të vendit dhe do të implementohet në harkun kohor të 12 muajve”, theksoi Vasili. Nga ky projekt përfitojnë 14 qendra urgjence në spitalet rajonale të vendit e konkretisht në qytetet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, si dhe spitalet e qyteteve Lushnjë dhe Sarandë, duke përfshirë dhe qendrat e urgjencës në Shërbimin e Pediatrisë në QSUT dhe Urgjencën e Tiranës. Në këto qendra do të instalohen afërsisht 47 tipa aparaturash të reja në sasi të ndryshme, ku përfshihen autoambulanca më pajisje të avancuara për shpëtimin e jetës, si te  diagnostikimi deri edhe dy scanera dhe pajisje të tjera  që nevojiten për dhënien e ndihmës në rast urgjence.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›