Xhorxh Bush qellohet me kepuce gjate konferences per shtyp
Nje vizite befasuese nga Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush ne Irak, mbeti nen hijen e nje incidenti ne te cilin dy kepuce u hodhen ne drejtim te tij, gjate nje konference per media. Nje gazetar irakian eshte shtrire pertoke nga agjentet e sigurise pasi ai e quajti Bushin "nje qen" dhe gjuajti ate me kepucen e tij, por pa arritur ta qelloje. Gjuajta me kepuce konsiderohet ofendim ne kulturen arabe. Gjate vizites se tij, Bush dhe kryeministri i Irakut, Nouri Maliki, nenshkruan nje marreveshje te re per siguri ndermjet dy vendeve. Sipas kesaj marreveshje, trupat amerikane do te largohen nga Iraku ne vitin 2011, tete vjet pas invadimit te vitit 2003 qe ishte bere nen presidencen e Bushit. Duke folur vetem pese jave para se t'ia dorezoj postin e tij Barack Obames, Bush tha se lufta ne Irak nuk ka perfunduar dhe ka edhe shume pune per tu bere. Ne mes te konferences per media me Malikin, nje gazetar u ngrit ne kembe dhe bertiti "kjo eshte nje puthje lamtumirese nga populli i Irakut, qen" para se ti gjuante kepucet e tij ne drejtim te Bush, qe nuk e goditen ate. "E tera qe mund te them eshte se ato jane me nr 10", citohet te kete thene Bush, sipas agjencise Associated Press. Ky gazetar me pas eshte larguar nga agjentet e sigurise ndersa konferenca per media ka vazhduar. Korrespondentet e quajten kete si nje incident simbolik. Irakianet paten gjuajtur me kepuce edhe ne drejtim te statujes se Saddam Husseinit ne Bagdad, pas permbysjes se saj. Presidenti Xhorxh Bush beri nje vizite te papritur ne Irak, vizita e tij e fundit si president per t'u takuar me trupat amerikane dhe me udheheqesit irakiane para se te largohet nga detyra me 20 janar. Presidenti amerikan mberriti ne Bagdad dje pasdite nen masa te rrepta sigurie per t'u takuar me homologun e tij irakian, Xhalal Talabani, dhe me kryeministrin Nuri al-Maliki.
Nje zyrtar i Shtepise se Bardhe tha se gjate vizites presidenti Bush deshiron te takohet me udheheqesit irakiane, te falenderoje trupat amerikane dhe te shprehe mirenjohjen e tij per arritjen e marreveshjes se re te sigurimit.
Bush: Nderhyrja ne Irak e nevojshme
Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, duke folur ne takimin me homologun e tij irakian, Xhalal Talabani, tha se nderhyrja ne Irak ishte e veshtire, por "e nevojshme per sigurine amerikane, shpresen e Irakut dhe paqen boterore". Talabani e quajti presidentin amerikan "nje mik te madh te popullit irakian". Dy presidentet nenshkruan paktin e sigurise mes dy vendeve, pakt qe parasheh largimin e trupave amerikane nga Iraku pas tre vjetesh.