E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanët festojnë fitoren e Novickit

Qindra adhurues të Dirk Novickit janë mbledhur në vendlindjen e tij në Vyrcburg për të festuar titullin e tij të parë në NBA.

Adhuruesit të cilët përcollën ndeshjen e basketbollit mes Delles Meveriks dhe Majemi Heat u shoqëruan nga i ati i Novickit, Joerg.

Ai tha se “është një gjë me të vërtetë e veçantë për Novickin, sepse më në fund njihet edhe në Amerikë si një sportist i madh”.

Trajneri i ekipit nacional të Gjermanisë në basketboll, Dirk Bauerman, tha se suksesi i Novickit “kurorëzon një udhëtim të gjatë”.

Ndërsa, trajneri i kombëtares gjermane në futboll, Joahim Lëv uroi Novickin gjithashtu për “një arritje të dukshme për të cilën ka respekt”.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›