E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhovinko ndjehet i nënvlerësuar tek skuadra e Juves

Torino - Sebastian Xhovinko e ndjen veten të nënvlerësuar tek skuadra e Juventusit. Mesfushori i ri nuk ndjehet aspak i sigurte tek “Zonja e Vjetër” për të ardhmen e tij, pasi drejtuesit e klubit mund ta përdorin atë për ndonjë shkëmbim.

“I njoh mirë kualitetet e mia, dhe e di mirë sesa vlej, por një gjë të tillë nuk e di Juventusi mesa duket. Nuk kërkoj domosdoshmërish vend në formacion, por më shumë konsideratë. Nuk është e lehtë të jesh pjesë e një skuadre kur gjithçka që mund të ndodhë ti e di mirë që je mbrapa të tjerëve”, shpreh shqetësimin e tij mesfushori Xhovinko.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›