E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti blen sulmuesin Santa Kruz

Mançester - Mançester Siti vazhdon të jetë tepër aktiv në merkato. Pas tratativave me argjentinasin Karlos Tevez që është shumë pranë firmosjes së marrëveshjes, vjen edhe një përforcim tjetër në repartin e sulmit. Bëhet fjalë për sulmuesin paraguaian të Bllekbërnit Roke Santa Kruz. Kostoja e transferimit ishte 21 milionë euro. Bashkë me 27 vjeçarin Santa Kruz, ish-lojtar të Bajernit të Mynihut, me Robinjon dhe Tevezin, ekipet e tjera angleze kanë një rival më shumë në kampionat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›