E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi: “Grekët, thjesht koloni”



Historiani Pëllumb Xhufi ironizon pohimet e kreut të OMONIA-s, Vasil Bollano. Sipas tij, kolonitë greke janë krijuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Detin e Zi, në Francë apo edhe në Angli. Zoti Xhufi pohon se vetë fakti që grekët kishin koloni në disa pika të bregdetit shqiptar, tregon se këtu kemi të bëjmë me një popullsi tjetër nga kolonizuesit. “Historianët grekë tregojnë se aty ku ka pasur koloni greke, si në Apoloni dhe Durrës, (Dyrrah), popullsia ka qenë barbare, që do të thotë ‘e huaj’ në gjuhën klasike. Pra, s’kanë qenë grekë”, - deklaron Xhufi. Sipas historianit, prezenca e grekëve të ardhur në shekullin VII në Shqipëri është e papërfillshme përkundër shifrave të manipuluara që jep Bollano. “Ata kanë ardhur këtu si hallexhinj, dhe jo si pushtues. Kanë ardhur me pakte të bëra me popullsinë dhe kanë jetuar paqësisht”, - thekson Xhufi. “Deklaratat e Bollanos janë absurditete që mund t’i thotë vetëm një njeri me arsim të mesëm bujqësor, siç është Bollano”, - përfundon Xhufi.

11 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›