E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, qëllohet me thikë mjeku Agron Ylli

Mjeku endokrinolog, Agron Ylli është qëlluar me thikë nga Bujar Valiasi. Si pasojë, mjeku është plagosur rëndë në pjesën e barkut.Menjëherë Agron Yllit i është dhënë ndihma mjekësore, në Spitalin Ushtarak.I pari që e ka vizituar atë, ka qenë kryetari i komisionit parlamentar të shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili tha se tashmë gjendja e tij nuk është aq e rrezikshme sa, ajo e momenteve të mbërritjes në spital."Ne ishim në spital. Interventi vazhdon, gjendja tashmë duket së është stabël. Tashmë gjendja duket e dominuar, nuk është më në gjendje të rëndë që ishte në momentet e para", u shpreh Tritan Shehu.Ngjarja ka ndodhur në një klinike private përballë Shallvareve. Policia ka arrestuar agresorin Bujar Valiasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›