Fatmir Mediu sot në Gjykatën e Lartë
06/07/2009 Pas shmangies së dy seancave
TIRANË – Fatmir Mediu pritet të vij sot në Gjykatën e Lartë për të qenë pjesë e procesit gjyqësor ku ai është i akuzuar. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, deri tani i është shmangur dy seancave gjyqësore të caktuara në këtë gjykatë duke njoftuar se ka qenë i angazhuar me fushatën elektorale. Por pas njoftimeve të para, gjykata caktoi datën tjetër për vazhdimin e seancës. Sot gjykata pritet të dëgjoi edhe kërkesën për gjykim të lexuar nga organi i Prokurorisë. Ndërsa Mediu deri tani është shprehur jashtë procesit se nuk i pranon akuzat. Menjëherë pas tragjedisë së datës 15 mars 2008, Fatmir Mediu dha dorëheqjen duke i lënë vend Prokurorisë për hetime. Por gjatë kësaj periudhe Mediu, është shprehur se nuk është pyetur direkt për çështjen nga Prokuroria për të cilën ai mendon se po luan politikisht me këtë çështje. Një muaj më parë Gjykata e Lartë e veçoi emrin e Fatmir Mediut nga të pandehurit e tjerë. Ishte në të njëjtën dosje me ish- ushtarakët dhe me ata që drejtuan fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Por sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, kompetencë për të gjykuar pjesën tjetër të të pandehurve ka shkalla e parë. Në këtë mënyrë këtyre të pandehurve nuk i mohohet e drejta për të bërë ankim në shkallët e tjera të gjyqësorit.