E Diel, 1 Nëntor 2026

Xi Jingping lideri i ri i Kines Vendin e presin sfida te medha

Xi Jingpin emërohet zyrtarisht sekretari i ri i Partisë Komuniste Kineze. Jingpin zëvendëson Hu Jintao në krye të partisë, ndërsa në muajin mars të vitit 2013 do e pasojë atë edhe në postin e presidentit të vendit aziatik.
Xi është emëruar gjithashtu edhe kryesues i Komisionit Qendror Ushtarak. Xi do të drejtojë dhe komitetin Politburo në pallatin e popullit në Pekin. Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raportoi se numri i anëtarëve në Komitetin e Politbyrosë, zyrtarët kryesorë në vend, është reduktuar nga nëntë në shtatë.
Partia përballet me sfida të mëdha, por do të punojë për historinë dhe popullin.
“Partia ka sfida të mëdha para vetes. Korrupsioni duhet ndalur dhe udhëheqja e re duhet të përmbushë pritshmëritë e historisë dhe popullit kinez. Ne, udhëheqësit e rinj duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të forcojmë më tej Kinën. Do të luftojmë për një jetë më të mirë të popullit kinez”
Kryeministri Ëen Jiabao do të zëvendësohet nga Li Keqiang. Hu Jintao cilësohet si një sekretar dhe president i suksesshëm, pasi nën drejtimin e tij Kina u dallua për një zhvillim ekonomik të jashtëzakonshem, duke kaluar dhe Japoninë, fuqinë e dytë ekonomike më të zhvilluar në botë. Ai mori drejtimin e partisë komuniste kineze që prej nëntorit të 2002.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›