Petraeus ne Kongresin Amerikan

Petraeus do të dalë para Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve të premten, ekzaktësisht një javë pasi dha dorëheqjen që pasoi një hetim të FBIsë që zbuloi lidhjen e tij jashtë martesore me biografen, Paula Broduell, dhe ngriti shqetësime rreth mundësisë së shkeljes së sigurisë kombëtare. Petraeus do të diskutojë udhëtimin e tij në Libi për të hetuar sulmin, që çoi në vdekjen e ambasadorit amerikan Christopher Stevens dhe tre zyrtarëve të tjerë diplomatë. Ai ka rënë dakort gjithashtu të dalë para Komisionit të Senatit për Zbulimin. Por kryetarja e këtij komisioni, senatorja Diane Feinstein, tha se dëshmia e tij nuk është planifikuar ende. Petraeus ishte në plan të dëshmonte këtë javë para komisionit të Senatit para se të jepte dorëheqjen e papritur. Drejtori në detyrë i CIA Michael Morell do të dëshmojë në vend të gjeneralit Petraeus para komisionit të Senatit të enjten së bashku me drejtorin e zbulimit kombëtar James Clapper.