OKB Njohurite per riprodhimin nje e drejte per te gjithe

Janë rreth 222 milionë gra në të gjithë botën që nuk kanë asnjë mënyrë për të marrë masa mbrojtëse me 74 mijë prej tyre që gjejnë vdekjen si pasojë e aborteve klandestine. Kjo për mungesën e informacioneve dhe asistencës, por dhe për refuzimin paragjykues të komuniteteve në të cilat jetojnë. Një dhunim i asaj që tashmë në nivel global konsiderohet si një e drejtë për riprodhimin pra si një akt i vetëdijshëm. Alarmi është vënë nga fondi i Kombeve të bashkuara për popullimin që ka prezantuar raportin e tij për vitin 2012 me moton: Sepse e kam zgjedhur, jo rastësisht. Në këtë raport bëhet e qartë se është një e drejtë elementare dhe thelbësore e çdo individi pasja e mundësisë për të planifikuar bërthamën e tij familjare. Sfida e vërtetë mbetet ajo e informimit të popullatave që janë të izoluara dhe gati të lëna në harresë në këtë fushë. Raporti vë në dukje ndër të tjera se nëse popullatat e vendeve në zhvillim do të kishin informacione dhe akses për masat mbrojtëse kjo do të çonte në një kursim për asistencën shëndetësore rreth 11 miliard dollarësh në vit.