Obama mbledh nje Samit, ftesë dhe biznesit shqiptar
TIRANE-Biznesi Shqiptar do të përfaqësohet në Samitin mbi Sipërmarrjen që do të organizohet nga Presidenti Obama në datat 26-27 Prill 2010 në Ndërtesën Ronald Regan në Uashington, D.C..
Përmes një njoftimi për shtyp, ambasada amerikane në Tirane bën te ditur se në këtë Samit do të jete e pranishme nga biznesi shqiptar, mes 250 sipërmarreve nga mbi 50 vende të botës, Znj. Elsa Balteza e kompanisë “Beba Kozmetik” dhe Znj. Donika Mici e kompanisë “Donianna”.
Samiti do të theksojë rëndësinë e sipërmarrjes, krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit të komuniteteve.
Në këtë samit sipërmarrësish të suksesshëm do të identifikohen mënyra për të çuar përpara sipërmarrjen ekonomike dhe shoqërore; do të ndërtojë rrjete mes të interesuarve në sipërmarrje; si dhe do të ofrojë një mundësi për të vendosur partneritete që çojnë sipërmarrjen përpara. Samiti thekson synimet e gjera të Presidentit për të mbështetur sipërmarrjen, novacionin, dhe mundësitë ekonomike në Sh.B.A. dhe jashtë.
(d.b/BalkanWeb)