Yanukovich: Vizita në Rusi, hapi i parë në përmirësimin e raporteve
Presidenti i ri i Ukrainës, Victor Yanukovych, ka thënë se takimi i tij në Rusi me udhëheqësin rus, Dmitry Medvedev, shënon hapin e parë drejt një përmirësimi të madh të marrëdhënieve me Moskën. Kjo është vizita e tij e parë e presidentit në Rusi që kur mundi në zgjedhjet e muajit të kaluar, kandidaten pro-perëndimore, Yulia Tymoshenko.
Yanukovych i cili kandidoi si kandidat pro-rus në vitin 2004, humbi në votimet e përsëritura pas Revolucionit Portokalli. Tashmë që Yanukovych është presidenti i Ukrainës, Moska është shumë e kënaqur që udhëheqësit pro-perëndimorë të Revolucionit Portokalli janë mundur, ku edhe pritet një ripajtim mes Moskës dhe Kievit.
Yanukovych këmbëngul se kërkon një politikë të ekuilibruar me marrëdhënie të mira si me Rusinë ashtu edhe perëndimin.
Lideri ukrainas e bëri të qartë këtë kur vizitoi të Brukselin për bisedime me udhëheqësit evropianë. Ai tha se integrimi në Evropë mbetet një prioritet për Ukrainën.