Rusia-Kina: Irani të ndryshojë kurs rreth programit bërthamor
Në konfliktin për programin bërthamor të Iranit, Rusia dhe Kina i kanë bërë thirrje qeverisë në Teheran të ulë pretendimet në programin bërthamor.
Përfaqësuesit e të dy vendeve përpara një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, deklaruan se Irani duhet të shprehet i gatshëm të lejojë pasurimin e uraniumit jashtë vendit.
Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Churkin, tha se konflikti duhet të zgjidhet përmes negociatave.
Gjermania po përpiqet së bashku me pesë fuqitë e mëdha me të drejtë vetoje për një zgjidhje të mundshme të konfliktit.
Perëndimi ka dyshime kundër Iranit se po prodhon në fshehtësi armë bërthamore, gjë që është hedhur poshtë nga Republika Islamike.