Yjet dhe armiqësitë familjare të tyre
Bukuria, pasuria edhe fama. Këto janë tre nga gjërat që i bëjn këto personazhe të jenë yje. Të gjitha i kanë. Por disa figurave të famshme u mungojnë paqja me familjet e tyre. Kjo gjë ka ndodhur midis disa artistëve më të njohur ku telashet e tyre nuk kanë të sosur.
Lindsay Lohan dhe Michael Lohan
Armiqësia kishte filluar kur babai i Lindsay-it, Michael, ishte ndarë nga nëna e saj Dina. Michael më pas kishte botuar ca kaseta ku Dina e urdhëron Lindsay se çfarë të bëj. Lindsay më pas thotë se Michael e kishte kërcënuar me vrasje Dina-n. Kjo armiqësi vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Tori Spelling dhe Candy Spelling
Telashet me aktores dhe së ëmës së saj, ishin paraqitur pas vdekjes së babait të saj të famshëm Aaron Spelling, më saktësisht për shkak të mosmarrëveshjeve rreth ndarjes së pasurisë së tij miliarda dollarësh. Edhe pse tani janë zbutur paksa gjakrat, ende ka përplasje, pikërisht për shkak të parave.
Eminem dhe Debbie Nelson
Çështjet amësore nuk janë vetëm për të famshmit femra, siç e dëshmon reperi Eminem, i cili kishte incizuar një këngë negative pikërisht kundër së ëmës së tij. Debbie për këtë e kishte paditur në gjyq dhe sot e kësaj dite, ata nuk flasin me njëri-tjetërin.
Angelina Jolie dhe Jon Voight
Armiqësia mes Angelinas dhe babait të saj Jon-it, kishte filluar në vitin 2002, kur Voight kishte folur para mediave rreth gjendjes mentale të së bijës. Më pas Angelina kishte deklaruar se babai i tij ishte jo besnik ndaj mamasë së saj të ndjerë. Dhe më pas kishin vazhduar përplasjet në media, ndërsa mes tyre kishin ndërprerë të gjitha komunikimet. Por kjo ka zgjatur vetëm deri në vitin 2007, kur Angelina e kishte pranuar se kishin filluar komunikimet mes veti.
Simbolet shqiptare surprizojnë “Miss Univers” në Las Vegas
Simbolet shqiptare surprizojnë “Miss Univers”. Pas Anxhela Martinit, e cila u shfaq të hënën me veshjen e Victoria’s Secret, ku në vend të krahëve të engjëjve ishin stiluar krahët e shqiponjës, edhe Kosova ka befasuar me elementët kombëtarë.
Bukuroshja Kështjalla Pepshi, e shpallur si Miss Kosova, ka pozuar në kategorinë e veshjeve kombëtare në Mandalay Bay Resort and Casino në Las Vegas, me përkrenaren e Skënderbeut dhe skeptër. Elementët e forta kombëtare kanë qenë jo vetëm pjesë e rregullave, për të gjitha vajzat konkurruese, pasi për Miss Kosovën, veshja ishte një mënyrë ideale për të promovuar vlerat dhe historinë e Kosovës. Ndërkaq, vajza shqiptare, Anxhela Martini, është shfaqur me një veshje të Victoria’s Secret me shqiponjën dykrenare. Por nuk ka mjaftuar kaq, pasi dy ditë më pas vajza shqiptare dhe një tjetër nga Irlanda janë bërë shkak për polemika. Kanë qenë fotot e tyre që janë bërë objekt debati, pasi të dyja vajzat shfaqen topless dhe të mbuluara vetëm me bojë. Kritikat kanë goditur direkt fotografin Fadil Berisha, i cili, sipas ABC-së, ka sjellë elemente nudizmi, duke anashkaluar bukurinë dhe zgjuarsinë e vajzave. Ndërkohë, organizatorët e Miss Universe kanë reaguar duke theksuar se fotot e realizuara janë “të përsosura” dhe tregojnë dimensionet e secilës vajzë konkrete. Evenimenti më i madh i bukurisë botërore pritet të mbahet më 23 gusht, ku pritet të kurorëzohet edhe vajza më e bukur e universit, ku dy prej konkurrenteve janë shqiptare.
21 Gusht 2010