E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjentët: Çmimet e sigurimit 30-40% më pak, asnjë kontroll nga AMF

Agjentët imobiliarë shprehen se me liberalizimin e tregut është çorientuar ky treg dhe nuk ka asnjë kontroll nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Korrupsioni, sipas tyre, shfaqet vetëm në raste aksidentesh, pasi agjentët punojnë me dy palë dokumente.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka gati metodologjinë e re për të ushtruar kontroll më të rreptë ndaj kompanive të sigurimeve që operojnë në vend. Ndërsa nga ana tjetër, me metodologjinë e re, të miratuar, Autoriteti do t’i mbajë nën mbikëqyrje të vazhdueshme kompanitë dhe do të ndërhyjë sa herë që konstaton një nivel të rritur të riskut. Mënyra e re e mbikëqyrjes do të kërkojë standarde më të larta, sidomos nga drejtuesit e kompanive të sigurimit. Metodologjia e re e kontrollit vjen pas liberalizimit të plotë të tregut të sigurimeve pas miratimit të ligjit në Parlament. Sipas përfaqësuesve të AMF-së, metodologjia e re e mbikëqyrjes së kompanive të sigurimit, parashikohet që të nxisë rritjen e nivelit menaxherial të kompanive. Po sipas tyre, forcimi i mbikëqyrjes së kompanive të sigurimit është tendencë globale, e dalë si domosdoshmëri pas krizës financiare

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›