E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres shtyhet seanca gjyqesore e ish-prokurorit dhe ish-gjyqtares

/ /

DURRES - Dje ne gjykaten e Durresit eshte shtyre perseri seanca ne ngarkim te ish-gjyqtares se Krimeve te Renda Marsela Balili dhe bashkeshortit te saj Aleksander Plepi te cilet akuzohen per korrupsion. Ne seancen qe pritej te zhvillohej dje me leximin e kerkeses per gjykim nga Njesia Antikorrupsion e Prokurorise se Durresit avokatet kerkuan largimin nga trupi gjykues i ceshtjes per gjyqtaret Lazer Sallaku dhe Astrit Faqolli me pretendimin se ata kane qene inspektore te KLD-se. Avokati tha se dy gjyqtaret ishin pjese e KLD-se ne kohen kur te pandehures Marsela Balili iu hoq imuniteti kundrejt hetimit penal. Avokatet pretenduan se gjyqtaret nuk garantojne paanshmeri ne gjykim. Gjykata vendosi shtyrjen e seances me qellim marrjen e nje vendimi ne lidhje me kerkesen. Sipas prokuroreve te ceshtjes kerkesa per gjykim nuk eshte arritur te lexohet ende per shkak te mungeses se avokateve te te pandehurve ne seanca. Ndaj ish-gjyqtares Marsela Balili eshte ngritur akuza korrupsion pasiv i gjyqtarit. Nderkohe ndaj bashkeshortit te saj Aleksander Plepi ish-prokuror rendon akuza per ushtrim te ndikimit te paligjshem mbi bashkeshorten gjyqtare. Prokuroria e ka akuzuar Plepin se ka negociuar me familjaret e nje personi qe po gjykohej nga bashkeshortja e tij tek Krimet e Renda. Pas kallezimit ne polici prokuroria filloi hetimet dhe ndaloi prokurorin ndersa me pas kerkoi heqjen e imunitetit per gjyqtaren. Gjykata e Tiranes ndryshoi masen e sigurise per prokurorin ndersa ceshtja u transferua ne Durres per shkak se dy te akuzuarit ishin pjese e gjykatave dhe prokurorise ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›