E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli Manjani: Edi Rama kërkon të pengojë integrimin e Shqipërisë në BE

14-06-2011 / Gazeta 55

“Votat e hedhura në kutitë e gabuara, absolutisht nuk mund të quhen të pavlefshme dhe kjo është e bazuar dhe në kodin zgjedhor. Ky është një diskutim juridik i prerë, ndaj është e kotë për komente”.
Ky ishte qëndrimi i prerë i sekretarit për çështjet ligjore në LSI, Ylli Manjani, i cili sqaroi se mazhoranca do të pranojë rezultatin dhe se nuk ka asnjë dilemë ndaj të gjitha pretendimeve të bëra publike nga opozita.
Manjani vuri gishtin mbi kryetarin e PS-së, pasi sipas tij, Edi Rama po pengon integrimin drejtë BE-së, duke penalizuar qartë Shqipërinë.
Duke vendosur në një baraz peshore të gjithë performancën e KQZ-së, vërejtjet ishin të dukshme. Për këtë ai tha se për hir të vendimeve të PS-së, i gjithë ky presion i ul imazhin këtij institucioni, ndërsa komunikimi më i qartë me publikun, mbetej në krye të kësaj skeme. Për këtë, sekretari për çështjet ligjore në LSI tha se duhej një komunikim më i thjeshtë me publikun ndërsa vlerësim maksimal mori kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili tregoi maturi dhe durim.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›