E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstremistët serbë djegin flamurin e NATO-s – kujtojnë antievropianizmin e Edi Ramës

14-06-2011 / Gazeta 55

Me pankarta si, “Kurrë në NATO” dhe “Zhdukuni nga këtu”, nacionalistët serbë lëshuan thirrje kundër perëndimit, duke kërcënuar qeverinë e tyre që të mos nënshkruajë asnjë marrëveshje për integrimin euro-atlantik të Serbisë. Qëndrimet të kujtojnë përdorimin e politikave anti-NATO e anti-BE nga opozita e Edi Ramës


  Një grup nacionalistësh serbë protestuan dje në Beograd me pankarta kundër NATO-s dhe perëndimit. Protesta e tyre lidhej me një konferencë të NATO-s që mbahej në Serbi. Rreth 200 ultranacionalistë serbë rrethuan zyrën e presidentit serb Boris Tadiç, duke brohoritur me thirrje dhe këngë nacionaliste kundër integrimit të Serbisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Dhjetëra prej tyre, u përleshën me forcat e policisë, ndërsa në pranga përfunduan një pjesë e mirë e tyre. Momenti më i egër i dhunës ishte kur një grup i madh i protestuesve nacionalistë serbë dogjën flamurin e NATO-s dhe duke e shoqëruar me thirrje kundër vendeve të perëndimit. Thirrjet e radikalëve i referoheshin sulmeve të NATO-s mbi Serbi në vitin 1999, për çlirimin e Kosovës nga gjenocidi serb. Ndërhyrja e forcave të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i dha fund një sundimi gati shekullor të okupatorit serb mbi krahinën shqiptare të Kosovës. Me pankarta si, “Kurrë në NATO” dhe “Zhdukuni nga këtu”, nacionalistët serbë paralajmëruan politikanët e tyre që të mos nënshkruajnë asnjë vendim me përfaqësuesit e Aleancës, pasi në të kundërt protestat e tyre do përshkallëzohen frikshëm. Protesta e serbëve ishte edhe si shenjë zemërimi ndaj arrestimit të vrasësit të 8 mijë myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë, Ratko Mlladiç, i cili aktualisht po gjykohet nga Tribunali i Hagës. Ndërkaq, autoritetet serbe pro-perëndimore kanë rritur bashkëpunimin me NATO-n, duke iu bashkangjitur programit të Partneritetit për Paqe për vendet ish- komuniste si dhe, duke nënshkruan disa prej projekt-marrëveshjeve mbi integrimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Vetë presidenti serb Boris Tadiç ka zbutur tonet ndaj perëndimit, duke u shprehur i gatshëm për hapjen rrugë të integrimit të Serbisë në strukturat euro-atlantike. Pavarësisht “frymës” pro-perëndimore të qeverisë serbe, ende s’mund të jetë e qartë nëse protestat e nacionalistëve serbë përmbajnë ngjyrime të qarta politike si dhe të ndikuara nga qeveritarët me qëllim sprapsjen e negociatorëve të NATO-s mbi një aderim të mundshëm të Serbisë në Aleancën Veri-Atlantike. Megjithatë, protestat e herë pas hershme të radikalëve serbë, madje duke marrë pas vetes dhe një pjesë të mirë të nacionalistëve, idealistë të Mugoshës, Popoviçit dhe kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç. Ky është një tregues i qartë se ky shtet i Ballkanit perëndimor vazhdon të mbetet peng i mendësisë konfliktuale dhe historisë së zezë të Evropës së pas luftës së dytë botërore, me llogore konflikti që mban emrin Serbi...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›