E Diel, 1 Nëntor 2026

"Sa stres per t'u kthyer ne Shqiperi"

Autovetura te shumta me targa greke shikohen keto dite te levizin dendur ne qytetet e Korces dhe te Gjirokastres. Ate zbrazeti njerezish qe krijon largimi i nje pjese te banoreve me pushimet e Veres, duket se e zevendeson ardhja e emigranteve. Por ky kthim shpesh kthehet ne nje stres te vertete per pjesen me te madhe te tyre, ndersa u duhet te presin deri ne 10 ore prane kufirit ne radhe kilometrike.

Ashtu sic pritej, ditet e para te muajit Gusht, kane shenuar fluksin e vertete te ardhjes se emigranteve nga Greqia edhe nepermjet doganes se Kapshtices e Kakavijes. "Mesatarisht cdo dite vijne nga 10-17 mije emigrante", thone burime zyrtare. Sipas komandantit te policise kufitare shqiptare ne Kapshtice, Qamil Zhgaba, numri i te kthyerve shkon nga 5-6 mije. Te pakten 50 mije emigrante kane hyre kete sezon vere ne Shqiperi nga kjo pike e kalimit kufitar me Greqine, por ajo qe i shqeteson ata mbetet levizja nderkufitare. Emigrantet e pranojne se nga viti ne vit kane me shume lehtesira ne qarkullimin nderkufitar. Si nga pala greke edhe ajo shqiptare, vonesat jane me te pakta dhe kryerja e procedurave te kalimit ne te dy anet e kufirit behet pa shume pengesa e zvarritje qe te krijojne radhe te gjata automjetesh e njerezish ne dogane. Megjithate, nje pjese e emigranteve shprehen se ne ardhje per ne Shqiperi kane pritur edhe 2 ore qe te kalojne kufirin. Autoritetet e policise kufitare shpjegojne se radhet nganjehere jane te pashmangshme per shkak te dyndjes se menjehershme dhe masive. Dy apo tre sportele funksionojne nga ana e doganes greke, ndersa nga ajo shqiptare ne Kapshtice mund te funksionojne 5-7 sportele, ne varesi te numrit te te kthyerve. Kurse Kakavija eshte shnderruar ne piken me te populluar gjate pjeses me te madhe te dites se djeshme. Mbi 12 mije shtetas shqiptare me banim te perkohshem ne Greqi, kane kaluar brenda 13 oreve te para te dites, duke shenuar keshtu kulmin e levizjes per kete sezon ne nyjen me te madhe nderkombetare ne jug te Shqiperise. Radhet e gjata te automjeteve, jane pare qysh ne oret e para te mengjesit dhe aty nga ora 08:00, karvani i makinave ne pritje per te kaluar drejt territorit shqiptar, i kishte kaluar te 5 kilometrat. Te kater sportelet ne palen greke qe ishin vene ne funksion, kane njohur nje fluks te pa pare ndonjehere gjate dy viteve te fundit. 70 autobuse plot me emigrante kane qendruar gati 10 ore ne pritje per te kaluar.

Itali-Greqi, shtyn afatin e lejeve

Vetem tre dite me pare autoritetet italiane dhe greke njoftonin se qeverite e tyre kishin shtyre per nje afat 4-6 muaj lejet e kthimit te emigranteve shqiptare per ne vendin e tyre. Kjo u jepte mundesi te gjithe emigranteve qe jane ne proces te legalizimit te dokumenteve te ktheheshin pa probleme nepermjet ketyre vendeve duke i perdorur tranzit. Lajmi eshte publikuar nga vete Ambasada Italiane ne Tirane dhe zyrtaret e qeverise greke. Shpesh here keto vende nxjerrin vendime per lehtesimin e procedurave te kthimit te emigranteve.

Precedenti

Alarmi i rreme per bombe ne doganen e Kakavijes dy dite me pare mbajti "peng" mbi 4 mije emigrante gjate kthimit te tyre ne atdhe per 90 minuta. Policia greke beri kontrolle, por nuk arriti te zbulonte asgje te dyshimte pas telefonates.

17 Mije Persona eshte numri i te kthyerve pergjate 13 oreve diten e djeshme ne dy doganat me te medha te vendit, ate te Kapshtices dhe Kakavijes. Autoritetet shqiptare thane dje se numri pritet te vije ne rritje.

"Kushtet ne traget mizerable, cmimet te larta"

Krenari Hoxhaj udheton me bashkeshorten dhe dy femijet e tij. Ai eshte kthyer nga Italia me traget per ne portin e Vlores. "Kushtet ne traget jane mizerable. Eshte turp qe te udhetohet ne te tilla kushte. Tragetet s'kane as banjo, e jo me te tjerat. Jemi dhe me femije te vegjel e s'dime si te bejme. Udhetojme me keto tragete se s'ka te tjere, po keto keshtu kane qene gjithmone. Ajo qe te vjen me shume keq eshte fakti se tragetet kane dyfishuar cmimet e biletave, krahasuar me muajt e meparshem, ndersa sherbimin brenda tyre vijon te jete skandal dhe problemi i pazgjidhur", perfundon Krenari.

"Nga viti ne vit behet me keq ne tragete"

Andrea Marsi thote se e ka heren e dyte qe udheton me tragetet e linjes Vlore-Brindizi. "Brenda ne mjetin lundrues eshte shume ambient i piste, ndersa cmimet te larta dhe eshte paradoks i vertete, duke pare edhe higjenen qe le per te deshiruar. Me ka bere pershtypje rritja e cmimeve nga viti ne vit, kurse cilesia e sherbimit nuk eshte e mire. Papasterti e deri tek mungesa e tualeteve qe jane te domosdoshme ne nje udhetim per me se 6 ore ne det. Kjo situate eshte e padurueshme, por me sa shoh duket se nuk do te kete ndryshime per mire nga sipermarresit", shprehet emigranti i sapokthyer.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›