E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli Rakipi: “Politika shqiptare kundër sistemit”

Autori i Lajmit: S.T

Ylli Rakipi, drejtor i gazetës “Albania”

Hetimi i prokurorisë dhe faktet e nxjerra prej saj për kutinë e Ruzhdies mendoni se janë të dhëna në favor të socialistëve apo demokratëve?
Kjo gjë nuk mund të jetë favor as për Partinë Demokratike dhe as për Partinë Socialiste. Dalja për çdo zgjedhje e emrave si Dushku, Ruzhdia apo ndonjë emër tjetër, herë femër e herë mashkull, nuk ndihmojnë asnjë forcë politike, por mbi të gjitha, nuk ndihmojnë vendin.
Si mendoni se duhet të veprojë opozita pas futjes në Kuvend, duhet të vazhdojë të këmbëngulë për hapjen e kutive apo mendoni se duhet të ndjekë rrugën institucionale dhe të kërkojë hetimin nga prokuroria siç ndodhi për rastin e Ruzhdies?
Unë besoj se Partia Socialiste e ka nisur një proces politik për hapjen e kutive. Por as vetë Partia Socialiste nuk është shumë e qartë në qëndrimin e vet. Por gjithsesi, duhet të pretendojnë këto zonat e kontestuara, ose të merren si të thuash mostra nga disa zona të vendit dhe të shihen. Por fakti që kërkon hapjen e kutive dhe në zonat ku Partia Demokratike pretendon se ka humbur një deputet, është një pikë e fortë për të.
Ndërsa deklarata për protesta është një mënyrë kërcënimi, nëse PD nuk u përgjigjet pozitivisht dy nismave të saj, atëherë ajo e kërcënon që do të jetë në rrugë. Është një masë e fundit që merret kur nuk i realizon dot objektivat e veta brenda Parlamentit.
E vërteta e dalë nga hetimi për shkeljet e bëra në fshatin Ruzhdie, por dhe në Shkodër, sa e cenon në tërësi procesin zgjedhor të 28 Qershorit dhe si duhet të dilet nga kjo situatë?
Partitë politike shqiptare nuk kanë vullnet politik për numërimin e votave, për të shkuar mirë zgjedhjet dhe procesi zgjedhor. Të dyja forcat politike, kush më shumë e kush më pak, kanë futur duart në proceset politike dhe kanë manipuluar zgjedhjet. Shqipëria është i vetmi vend që nuk numëron votat, klasa jonë politike dhe lidershipi nuk pranon jo vetëm sistemin elektoral, por dhe ligjin në përgjithësi.

Ky lajm është publikuar: 05/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›