Integrimi Pyetësori, Qeveria gati 21 kapitujt e parë
Autori i Lajmit: S.T
Komiteti Ndërministror i Integrimit miratoi edhe 6 kapituj të përgjigjeve të pyetësorit duke e çuar kështu në 21 numrin e tyre nga 35 që përmban dokumenti që Komisioni Evropian i ka dërguar Qeverisë shqiptare. Gjatë fjalës së tij me këtë rast, kryeministri Sali Berisha kërkoi edhe një herë që të bëhet kujdes me përmbajtjen e përgjigjeve, të cilat duhet të jenë të sintetizuara. Këta kapituj kanë së bashku 327 përgjigje, rreth 14 për qind të të gjitha pyetjeve të pyetësorit të Komisionit Evropian. Për hartimin e këtyre përgjigjeve janë angazhuar rreth 30 institucione, mbi 265 punonjës dhe drejtues të niveleve të ndryshme, të cilët kanë marrë pjesë në hartimin dhe kontrollin e cilësisë së përgjigjeve.
Kapitujt e miratuar
Komiteti Ndërministror i Integrimit e ka çuar në 21 numrin e kapitujve të Pyetësorit të miratuar ndërkohë që janë përkthyer 2249 faqe dhe 1565 anekse apo shtojca. Kapitujt e miratuar dje janë: kapitulli 4, Lëvizja e lirë e kapitalit, koordinuar nga Banka e Shqipërisë; kapitulli 10, Shoqëria e informacionit dhe media, koordinuar nga ministri i Shtetit; kapitulli 16, Tatimet, koordinuar nga Ministria e Financave; kapitulli 27, Mjedisi, koordinuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave; kapitulli 32, Kontrolli financiar, koordinuar nga Ministria e Financave dhe kapitulli 33, Financa dhe buxheti, koordinuar nga Ministria e Financave.
Këshilla e Berishës
Kryeministri Berisha risolli në vëmendje porosinë që përgjigjet e Pyetësorit të jenë koncize, për tu lexuar lehtësisht nga ata që do të bëjnë vlerësimin e tyre. “Në Bruksel do të shkohet me një tekst, nuk them të përmbledhur, por me një tekst pa ujë. Duhet që të dëshmojmë të gjithë përqendrimin tonë që të mund të shprehim qartë, plotësisht përgjigjet tona, realitetin, vizionin, por kjo të bëhet në mënyrë sa më të kursyer”, - tha Berisha. Duke paraqitur të dhënat për punën e bërë deri tani, kreu i Qeverisë theksoi se po bëhet një punë intensive dhe paralel me të, po ecën përkthimi. “Janë përkthyer 2249 faqe dhe 1565 anekse apo shtojca. Më duhet të shtoj se tek anekset mund të ketë shumë gjëra të përkthyera paraprakisht dhe janë përkthime të cilësisë shumë të mirë. Edhe një herë sjell në vëmendjen tuaj se në Bruksel do të shkohet me një tekst, nuk them të përmbledhur, por me një tekst pa ujë. Duhet që të dëshmojmë të gjithë përqendrimin tonë që të mund të shprehim qartë, plotësisht përgjigjet tona, realitetin, vizionin, por kjo të bëhet në mënyrë sa më të kursyer, sepse është i njohur fakti se ka ndodhur në letërsi që shkrimtarë, që gjithë jetën shkruan me qindra vëllime, mbetën pa u bërë të mëdhenj vetëm nga volumet e mëdha, që nuk ua lexon dot njeri. Ndaj edhe ne duhet të kemi parasysh të jemi sa më koncizë, që përgjigjet tona të mos jenë të mundimshme për tu lexuar nga ata që do të bëjnë leximin e vlerësimin tyre”, - tha ai.
Berisha: “Kroacia të liberalizojë vizat për shqiptarët”
Kryeministri Sali Berisha i kërkon Kroacisë që të liberalizojë vizat me shqiptarët. Kërkesa e tij iu drejtua ministrit të Brendshëm kroat, Tomislav Karamarko, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Berisha tha se kjo do të ishte një shërbim i madh në veçanti për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët për tu rikthyer në Shqipëri kalojnë përmes territorit të Kroacisë. Ministri Karamarko vlerësoi se midis dy vendeve ekziston një miqësi dhe një bashkëpunim i ngushtë, jo vetëm midis dy qeverive, por edhe midis të dy popujve, bazuar mbi lidhjet historike mes tyre, i shprehur edhe në marrëdhëniet e shkëlqyera politike. Gjatë bisedës, vizita e ministrit Karamarko dhe e delegacionit që e shoqëronte u konsiderua si kontribut tjetër shumë i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit midis të dy ministrive dhe organeve të ruajtjes së rendit, në veçanti në fushën e luftës ndaj krimit trafiqeve, korrupsionit dhe bashkëpunimin policor. Ministri e informoi kryeministrin Berisha se marrëveshja që do të nënshkruhet mes dy vendeve për bashkëpunimin policor në vijim të kësaj vizite do të sjellë një hov të ri në këtë aspekt. Ministri Karamarko vlerësoi si shumë të rëndësishme dhe domethënëse arritjet dhe suksesin e qeverisë shqiptare në shkatërrimin e bandave kriminale, në luftën kundër krimit e trafiqeve dhe u shpreh se vendi i tij e ka ndjekur me vëmendje këtë progres të Shqipërisë dhe mbetet i gatshëm të përfitojë nga përvoja e institucioneve shqiptare në këtë fushë. Gjithashtu, ministri i Brendshëm i Kroacisë, Karamarko, i rikonfirmoi kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë të Kroacisë për punën që po bëhet nga qeveria shqiptare për përgatitjen e vendit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave, duke i ripohuar Kryeministrit gatishmërinë e Kroacisë për shkëmbimin e përvojave edhe në këtë drejtim. Po dje, ministri i Brendshëm kroat zhvilloi një takim dhe me presidentin Bamir Topi. Kreu i Shtetit ka nënvizuar faktin se nëpërmjet bashkëpunimit intensiv për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm do të lehtësohej edhe lëvizja e lirë e njerëzve, çka do të nxiste kontaktet mes popujve tanë, si dhe do ti japë më shumë shtytje intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik e turistik.
Beja: “Qëndrimi i opozitës nuk pengon proceset integruese”
Proceset për integrimin e Shqipërisë vazhdojnë normalisht, pavarësisht nëse kontribuon apo jo opozita. Ky pohim bëhet nga kryetari i Komisionit të Jashtëm, Fatos Beja. Sipas tij, as vizat dhe as integrimi në Bashkimin Evropian, nuk mund të pengohen nga politikat e opozitës brenda ose jashtë Parlamentit. Beja deklaron se nën monitorimin e Brukselit, Shqipëria i ka përmbushur kriteret kryesore për të mos rrezikuar bllokimin e qarkullimit të lirë në muajt e ardhshëm. “Janë të gjitha gjasat që të ecet përpara dhe të realizohet tërësisht liberalizimi i vizave brenda periudhës së përcaktuar. Unë jam i bindur që në pak muaj ne do ta arrijmë këtë punë, sepse janë realizuar detyrimet që kishte qeveria shqiptare për procesin e liberalizimit të vizave. Klima nuk është e pëlqyeshme, por nuk pengon dot integrimin e Shqipërisë”,- tha Beja. Por për ish-nënkryetarin e kuvendit, vullneti mirë për këto dy procese nuk duhet të mbetet thjesht në nivel deklaratash. “Është mirë që të gjitha forcat politike, sikurse janë shprehur në favor të integrimit të punojnë për integrimin. Shqipëria do të ecë përpara dhe është mirë që të ecim bashkarisht”,- tha Beja. Vëmendja e intensifikuar e ndërkombëtarëve këtë periudhë, shoqëruar me deklarata dhe vizita, sipas Fatos Bejës, ka pasur si lajtmotiv rikthimin e të majtëve në Kuvend. “E veçanta në gjithë këtë periudhë ka qenë mungesa e PS për 6 muaj në Parlament. Kjo nuk ka qenë e pëlqyeshme për procesin integrues. Kjo ka krijuar një shqetësim edhe tek komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi. Në këtë kontekst vëmendja është e natyrshme, e kuptueshme. Futja dhe betimi i deputetëve socialistë shmangu një krizë më të thellë”, - tha Beja.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2010