Rezear Xhaxhiu: “Ruzhdia”, shuplaka e parë për mazhorancën pas zgjedhjeve”
Autori i Lajmit: S. Topi
Rezear Xhaxhiu, drejtues i emisionit “Zip”
Hetimi i prokurorisë dhe faktet e nxjerra prej saj për kutinë e Ruzhdies, mendoni se janë të dhëna në favor të socialistëve apo demokratëve?
Faktet që po dalin nga kutia e Ruzhdies po tregojnë se më shumë sesa një kuti votimi, ajo është një Kuti Pandore, brenda së cilës është niveli aktual i zgjedhjeve në Shqipëri. Madje, do të thosha se në këtë drejtim vetë Shqipëria është një Ruzhdie e madhe, ku të dyja forcat kryesore politike kanë futur duart në një mënyrë a një tjetër në kutitë e votimit, herë në Shkodër e herë në Fier, në një rast në Kukës e në një rast tjetër në Berat. Por, po ti kthehemi pyetjes suaj, mendoj se kutia e Ruzhdies i vjen në dorë Edi Ramës në momentin e duhur, pikërisht atëherë kur i nevojitet më shumë se kurrë dhe më shumë se asgjë tjetër, një provë e fortë për manipulimin e zgjedhjeve. Dhe ajo erdhi. Ndoshta i takon tani PS-së të luajë fort me këtë kartë si për tu treguar, madje, edhe vetë ndërkombëtarëve se është vetë sistemi i drejtësisë (për të cilin ata ngulin këmbë fort sikundër edhe Berisha) ai që po nxjerr në dritën e diellit manipulimet e para. Ndaj për këtë arsye, sipas të majtëve, të gjitha betejat për transparencën e kutive janë të justifikuara. Nga ana tjetër, duket se ka një tulatje në kampin e të djathtëve pas fakteve të Ruzhdijes dhe një tendencë për të anashkaluar dosjen në fjalë. Është shpejt të thuhet se cili do të jetë fati i kësaj kutie dhe i komisionerëve mëkatarë. Por ajo që mund të thuhet është se Ruzhdia mbetet shuplaka e parë që mazhoranca ka marrë pas zgjedhjeve të qershorit.
Si mendoni se duhet të veprojë opozita pas futjes në Kuvend, duhet të vazhdojë të këmbëngulë për hapjen e kutive apo mendoni se duhet të ndjekë rrugën institucionale dhe të kërkojë hetimin nga prokuroria siç ndodhi për rastin e Ruzhdies?
Rasti i Ruzhdies u jep të majtëve të drejtën për të lëvizur në të dyja drejtimet. Pra certifikon në një farë mase gjithë aksionin e tyre politik të nisur muaj më parë. Por, nëse PS do të ndryshojë drejtim dhe taktikë, duke e zbritur çështjen në dorë të prokurorisë e më pas të gjykatave periferike, kjo do të jetë një kohë e humbur dhe do ta zvarrisë problemin sikundër është i zvarritur gjumi i prokurorisë shqiptare në përgjithësi. Ndaj e vetmja rrugë mbetet ajo që e majta e ka nisur pak ditë më parë kur hyri në Kuvend, pra rrugën e mbrojtjes së projektligjeve që ajo ka depozituar për hetimin e zgjedhjeve dhe krijimin e komisionit parlamentar. Çdo deviacion nga ky drejtim do të kishte kosto në kohë dhe në rezultate. Në një sistem drejtësie si yni, ti drejtohesh prokurorisë apo më pas gjykatave për të vënë drejtësinë për dhjetëra Ruzhdiet, do të thotë të presësh rezultatin e tyre në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare më 2013.
E vërteta e dalë nga hetimi për shkeljet e bëra në fshatin Ruzhdie, por dhe në Shkodër, sa e cenon në tërësi procesin zgjedhor të 28 Qershorit?
Nuk është puna se e cenon të tërësi procesin zgjedhor në Shqipëri, por i heq cipën atij dhe nxjerr zbuluar gjithë pisllëqet që janë bërë në zgjedhjet e fundit. Këtu nuk bëhet fjalë se dikur ky proces ka qenë i pacenuar dhe tani me rastin Ruzhdie ne pamë se ai u cenua. Jo. Ruzhdia është thjesht një fotografi, një skaner i proceseve zgjedhore që janë zhvilluar në këto 15 vitet e fundit në Shqipëri, ku gjithnjë ka pasur komisionerë të majtë dhe të djathtë që kanë ikur me vulën në shtëpi, ku gjithnjë ka pasur njerëz që kanë votuar për të gjithë familjen apo të tjerë që kanë votuar për gjithë fshatin. Është fare e thjeshtë. Të majtët dhe të djathtët nuk kanë dashur të zhvillohen zgjedhje të rregullta për një fakt, pasi asnjëherë nuk kanë qenë të sigurt se do të fitonin me ndershmëri dhe me fair play. Mos kujtoni se me hartimin e një kodi të ri apo me retushimin e këtij ekzistuesi gjërat do të ndryshojnë në zgjedhjet e ardhshme. Jo, do të ketë një tjetër Ruzhdie, një tjetër Dushk apo një tjetër fshat me emër guri apo druri, që do të kthehet në kazus. E thashë edhe pak më lart. E gjithë Shqipëria është një Ruzhdie e madhe, madje e tillë ka qenë në këto 15 vitet e fundit. E keqja është se ne kemi memorie të dobët dhe harrojmë shpejt zgjedhjet e kaluara, ato pararendëset e të kaluarave e kështu me radhë.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2010