Stavri Marko: "Zgjedhjet e qershorit si kutia e zezë e vitit 97”
Autori i Lajmit: S.T
Stavri Marko, analist
Hetimi i prokurorisë dhe faktet e nxjerra prej saj për kutinë e Ruzhdies mendoni se janë të dhëna në favor të socialistëve apo demokratëve?
Përgjigje:
Tashmë çdo gjë është marrë në dorë nga drejtësia, pra gjykatat dhe prokuroria, për të cilën më tepër se e vërteta, duhet të veprojë institucioni i ndëshkimit. Në se e vërteta dihet nga të gjitha partitë dhe, pa dyshim, e fshehin atë në interesa të ngushta, atëherë iniciativa e prokurorisë për të kryer misionin e vetë paska dhënë frytet e para. Në të njëjtin kohë, në se njëra nga partitë e mëdha, e kthen në favorin e vet, duke kërkuar të implikojë drejtësinë në këtë proces, si gjithmonë me anë të presionit, që për kushtet tona kualitative qeverisëse ka gjasa të ndodhë, atëherë e drejta morale e opozitës, është plotësisht e justifikueshme për të kërkuar jo vetëm transparencën e votës, por edhe zgjedhje të parakohshme. Nuk mund të ndërtohet një shtet me vota të grabitura, si i tillë, legjitimiteti i këtij Parlamenti është fals dhe duhet shkrirë. Por nëse edhe drejtësia nuk do ta thotë fjalën e vetë, jam i sigurt se këtë mision do ta marrin prapë institucionet ndërkombëtare, fjala vjen ajo që është përfolur, Komisioni i Venecias. Dhe po arritëm edhe këtu, kemi të bëjmë me një fund pa mbarim, që një anë kërkon të sundojë me mjete dhe presione antidemokratike, ndërsa pala tjetër përgatitet për “revolucion në emër të drejtësisë”.
Si mendoni se duhet të veprojë opozita pas futjes në Kuvend, duhet të vazhdojë të këmbëngulë për hapjen e kutive apo mendoni se duhet të ndjekë rrugën institucionale dhe të kërkojë hetimin nga prokuroria, siç ndodhi për rastin e Ruzhdies?
Opozita ka një ngërç, të cilin Berisha e shfrytëzon më së miri. Komuniteti ndërkombëtar, së paku pjesa dërrmuese nga Evropa, kërkon zgjidhjen e krizës me mjete të “buta demokratike”. Kjo është favor për Berishën, pasi stabiliteti i vendit për rajonin, është jetik. Por në rast se pikërisht kjo strategji është e qëllimshme nga Berisha për të krijuar privilegje sunduese, edhe kur është i bindur se votat janë deformuar, atëherë komuniteti ndërkombëtar do të përkrahë të drejtën legjitime të opozitës socialiste. Në këtë aspekt gjykoj se Berisha nuk do të hapë rrugë për të kërkuar hapjen e kutive në mënyrë institucionale dhe parlamentare, kështu që kambanat në një të ardhme të afërt bien për opozitën e bashkuar. Dhe nëse do të kemi protesta, askush nuk e di se sa i gjatë do të jetë qëndrimi i Berishës në pushtet, po të kemi parasysh se vetëm atëherë mund të shikojmë një Berishë të vërtetë, sa i fortë është ai për tu bërë ballë protestave dhe deri në çfarë shkalle, ai duhet të çojë vendin në një situatë paqësore për zgjedhje të parakohshme, në rast se ekonomia e vendit neutralizohet nga protestat. Përsëri sa nuk kemi institucionin e drejtësisë në mënyrë eficente, besimi i qytetarëve ndaj qeverisë së vet, për mendimin tim, ka rënë në nivelet e ulëta.
E vërteta e dalë nga hetimi për shkeljet e bëra në fshatin Ruzhdie, por dhe në Shkodër, sa e cenon në tërësi procesin zgjedhor të 28 Qershorit?
Përgjigje:
Në se do të mësosh të vërtetën, ajo është e dhimbshme për këto zgjedhje. Këtu unë kam parasysh një artikull në “Ëall Street Journal” përpara disa kohësh, në të cilin kompania e huaj që kishte monitoruar zgjedhjet e fundit politike në Shqipëri me anë të skanerave elektronikë on-line, këshillonte edhe vende të tjera të ndiqnin këtë strategji, pasi kishte dalë transparent me sistemin, por që gjithsesi nuk i bënte publike rezultatet, pasi do të sillte problem për Shqipërinë (!) Kjo do të thotë se sistemi elektronik për rreth 400 zona elektorale të kompjuterizuara, ka funksionuar për amerikanët në mënyrë perfekte dhe që dinë gjithçka çfarë ka në kutitë brenda, sigurisht krejt ndryshe nga çfarë vendosi KQZ-ja shqiptare, qofshin këto të shoqëruara me CD-të e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa në praktikën shqiptare, jam i sigurt se të paktën atje ku përjetova procesin e votimit në Prefekturën e Vlorës, Sarandë dhe Gjirokastër, sikur të hapeshin kutitë, nuk e di se çfarë rezultati mund të prisnim. Kjo situatë më kujton ish-ministrin e Mbrojtjes, Safet Zhulalin, që pat deklaruar se “1997 është një kuti e zezë që nuk mund të hapet”, kështu është shkruar dhe fati i zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009, një hapje pa kufi kutish do të jetë më keq në rast se partitë, së fundi, me proceset e nisura të binden se jetojnë mbi një shtet të ndërtuar mbi kala prej rëre” dhe lipset urgjentisht të ndërtojnë së bashku strategji të qëndrueshme, me procese votimi të besueshme dhe të moralshme, duke përfshirë këtu institucionin e ndëshkimit. Nuk ka nevojë më tej. Stop, Ruzhdia tregoi gjithçka.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2010