E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Nikolla: “Hetimet e prokurorisë nuk cenojnë zgjedhjet e qershorit”

Autori i Lajmit: S.T

Ilir Nikolla, kryeredaktor i gazetës “55”

Hetimi i prokurorisë dhe faktet e nxjerra prej saj për kutinë e Ruzhdies mendoni se janë të dhëna në favor të socialistëve apo demokratëve?
Vlerësimi i efekteve të hetimeve të prokurorisë, të cilat mund të themi se sjanë ende të plota e sështë bërë transparenca e duhur rreth tij, smund të bëhet pa ditur edhe historinë e zgjedhjeve në këtë komunë, që po shndërrohet në kalë beteje për politikën e ditës të PS-së. Që nga viti 2003, në Ruzhdie, fitorja ka qenë gjithmonë në anën e demokratëve me një diferencë prej 350 votash (400 me 50, po të gjejmë një mesatare) dhe ky historik flet për mungesën e interesit të demokratëve për tu investuar në çfarëdolloj aksioni të jashtëligjshëm për tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve. Përkundrazi, historia e bojkotit të socialistëve ngjan të jetë një histori e parapërgatitur, meqenëse të tre komisionerët socialistë, edhe pse kishin 50 për qind të përgjegjësisë për mbarëvajtjen e procesit, e braktisën atë që në fillim dhe pa paralajmërim. Afërmendsh që ky bojkot i paralajmëruar solli edhe cenimin e standardeve të zgjedhjeve në këtë qendër zgjedhore, me fletëvotime vetëm pa kundërvulë apo me fletëvotime që në kuti u gjendën së bashku me kundërfletët. E gjithë historia e cenimit të standardeve të zgjedhjeve në Ruzhdije ecën paralel me bojkotin e parapërgatitur të socialistëve dhe anulimi i këtij rezultati, duke e nulifikuar atë, veç sa e shton zullumin në peshoren e së drejtës, duke sanksionuar penalizimin final të demokratëve. Një mendje e hollë, që duket se kishte dijeni të plota për peshoren elektorale të Fierit dhe efektet në ndarjet e mandateve të deputetëve, e kishte paracaktuar Ruzhdijen si qendër ku do të njolloseshin zgjedhjet dhe rezultati final solli humbjen e mandatit të 7-të të Partisë Demokratike. Nëse do të merreshim me krijimin e precedentit, mund të them se Ruzhdia është fiks precedenti i kundërt, ai i moshapjes së kutive, precedent që spo lexohet si duhet nga Gramoz Ruçi dhe socialistët e tjerë, që dolën deputetë për shkak të kutisë së mbyllur të Ruzhdies.
Si mendoni se duhet të veprojë opozita pas futjes në Kuvend, duhet të vazhdojë të këmbëngulë për hapjen e kutive apo mendoni se duhet të ndjekë rrugën institucionale dhe të kërkojë hetimin nga prokuroria, siç ndodhi për rastin e Ruzhdies?
Sjellja e djeshme e Grupit Parlamentar Socialist, i cili kushtëzoi vendosjen e kërkesave të tyre si pika të para të rendit të ditës në punimet e Parlamentit, duke parathënë se skishte asnjë interes për miratimin e Ligjit për Gjykatën Administrative - një kërkesë e shumëkërkuar nga ndërkombëtarët dhe nga biznesi vendas – tregoi karakterin meskin të sjelljes parlamentare të Edi Ramës. Vendosja e interesave klanore të tij, të Ruçit dhe të të tjerëve, mbi aspiratat e përbashkëta për miratimin e reformave konsensuale dhe integrimin sa më të shpejtë në BE, ka qenë dje shembulli më i keq i dhënë nga politika e majtë dhe një goditje e fortë për shpresat për një dialog politik brenda institucioneve. Nga pikëpamja formale, PS duket se po vendos të luajë kartën e qëndrimit tek dera e institucioneve, por kjo vështirë se do të sjellë ndonjë rezultat tjetër, përveç qesharakëzimit të grupit parlamentar, një synim ky i vjetër i Edi Ramës.
E vërteta e dalë nga hetimi për shkeljet e bëra në fshatin Ruzhdie, por dhe në Shkodër, sa e cenon në tërësi procesin zgjedhor të 28 Qershorit?
Nuk më duket se dy precedentët kanë ndonjë lidhje mes tyre, përveç analizimit të apelit të kryetarit të KQZ-së, se institucioni i akuzës është treguar selektiv në hetimin e padive të ngritura për prishjen e standardeve zgjedhore më 28 qershor. Vendimet e Kolegjit Zgjedhor, në rastin e Ruzhdies, konfirmojnë se vetë institucionet kishin qenë të afta të pengonin homologimin e rezultateve që vinin nga kuti zgjedhore që skanë përmbushur standardet ndërkombëtare të votimit. Funksionimi i kësaj rrjete parandaluese ka qenë një mesazh pozitiv dhe, sado cinike të duket, ka konfirmuar se vetë sistemi zgjedhor ka qenë i aftë të prodhojë antidotin për ti ruajtur standardet e për të nxjerrë fitues, krejt në përputhje me standardet që përdoren në demokracitë perëndimore. Sa për rastin e Shkodrës, mund të them se ai është krejt irrilevant dhe, në përgjithësi, historia e këtyre hetimeve postume veç sa konfirmon atë që ka sanksionuar edhe OSBE/ODIHR-i në raportin e vet, se zgjedhjet e 28 Qershorit i përmbushën standardet ndërkombëtare, duke qenë zgjedhjet më të mira të realizuara ndonjëherë prej shqiptarëve.

Ky lajm është publikuar: 05/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›