Topi pret të rinj nga Shqipëria e Kosova

Në fjalën e tij, Topi vlerësoi bashkëpunimin mes të rinjve të të dy vendeve, duke theksuar se Kosova ka sot një realitet të ri, që lidhet me progresin e saj, jo vetëm si një shtet i ri në Ballkan, por dhe një kontributor shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Duke e vënë theksin tek edukimi i rinisë, ai tha se vetëm me njerëz të ditur e të formuar, ne do të kemi një të ardhme të garantuar në sfidat tona të integrimit. Topi theksoi se sot Kosova ka një sfidë tjetër, sfidën e forcimit të institucioneve, sfidën që të njihet nga sa më shumë shtete dhe të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtare.
"Kjo është një sfidë jo vetëm e drejtuesve të politikës, por dhe një sfidë e juaja. Unë e shikoj që në brezin e ri të Kosovës ka një profil të qartë qytetar, fisnik, tolerant, që vërtet ka në memorje atë që ka ndodhur në historinë e Kosovës, por ajo që dominon është e ardhmja. Të bëhen të gjitha përpjekjet që, qoftë nga institucionet e Kosovës, por edhe nga institucionet e Shqipërisë, dhe nga partnerët ndërkombëtarë, edhe Kosova të mos jetë një rast i izoluar ku qytetarët të mos kenë mundësi të lëvizin si gjithë të tjerët, por edhe atje qytetarët të lëvizin të lirë", tha Presidenti. /Start/
2011-07-21 17:22