E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli:Analiza e Hepatitit B,së shpejti në QSUT


Drejtori i Shëndetit Publik, Alban Ylli i ftuar në "Ora News" ka deklaruar se ka shumë vështirësi për të bërë analizën personat që vuajnë nga Hepatiti B për shkak se analiza ka një kosto shumë të lartë. Ai tha se është blerë pajisja në spitalin "Nënë Tereza" dhe shumë shpejt analizat do të kryhen në këtë spital. " Hepatiti B është një nga plagët e së kaluarës, por ekziston mundësia për t'u mjekuar. Ka shumë vështirësi për shkak se analiza ka një kosto shumë të lartë. Por në spitalin "Nënë Tereza" është blerë pajisja dhe bërja e analizës është çështje kohe", tha ai.
Sipas Yllit, shumë shpejt kjo situatë do të rregullohet. Ndër të tjera drejtori i SHP-së tha se sëmundjet infektive janë më të pranishme në fshat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›