E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, Gadafi idhulli i ri i grupevenacionaliste serbe

BEOGRAD- Pesë vite pasi lideri i tyre Sllobodan Millosheviq, vdiq derisa ishte në proces gjyqësor i akuzuar për gjenocid, disa nacionalistë serbë e kanë gjetur idhullin e ri, ai është kolonel Muamer Gadafi.

Një grup në Facebook, që e mbështet liderin e Libisë ka bër rreth 66 mijë pëlqime deri të martën, duke reflektuar urrejtjen e thellë, që disa serbë e ndjejnë ndaj Perëndimit për shkak të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 kundër Serbisë, që e mbylli sundimin e Beogradit ndaj Kosovës.

“Agresorët e njëjtë, që na patën vrarë neve, tani pamëshirshëm e sulmojnë popullin e Libisë”, - bën të ditur agjenca e Lajmeve Europa e Lirë duke referuar organizatën ekstremiste Nasi e ndërlidhur me një grup rus me të njejtin emër, që ka dorë në mbështetjen në faqen shoqërore në Internet për Muamer Gadafin.

“Ne e lancuam fushatën në shenjë të sfidimit të Perëndimit dhe mbështetjes së vërtetë për mikun”,-  ka deklaruar organizata ekstremiste Nasi.

Veprimtarët e fushatës kanë shpërndarë fotografi të Gadafit në Beograd dhe kanë bërë thirrje për protesta kundër bombardimit të trupave të tij nga ana e Perëndimit, i referohet Europa e Lirë agjencisë AP.

(e.m/rel/BAlkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›