Ymeri: Presidentja të jap dorëheqje
Ymeri ka thënë se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë që janë në territorin e Kosovës duhet të përballen me drejtësinë, e jo të takohen nga zyrtarët më të lartë institucional.
“Kjo Presidente duhet të thirret para përgjegjësisë dhe kjo Presidente të jap dorëheqje nëse këto takime janë të vërteta, sic ka thënë këshilltari i saj, Ramush Tahiri”, ka thënë Ymeri.
Ky deputet ka bërë disa pyetje për Shefen e Shtetit se pse është takuar me strukturat dhe kush ka marrë pjesë në këto takime.
“Kam një pyetje për Presidenten: A mund të na tregoj ajo se kush ka qenë në këto takime? A e dinë ajo se me kënd është takuar? Ne e dimë që këto struktura kanë qenë të përfshira në krimet prej më të ndryshmeve kundër qytetarëve të Kosovës. Janë të përfshira në vrasjet e qytetarëve, në sulmet terroriste, janë të përfshirë në vrasjen e policit të Kosovës Enver Zymberi”, ka thënë Ymeri.
“A është takuar me ndonjë pjesëtarë që drejtpërdrejtë këto krime”, ka thënë ai