Juventus, para vetëm për një blerje të madhe
190 milionë euro për merkaton që në realitet janë 70 dhe konkretisht bëhen vetëm 46-47 milionë euro. Kjo është shuma që Juventus do të ketë në dispozicion në merkaton e kësaj vere për të afruar futbollistë cilësorë.
Shuma prej 120 milionë eurosh e derdhur në buxhetin e skuadrës nga Këshilli Adminitrastiv nuk do të jetë e gatshme, kështu që ngelen 70 milionë euro të cilat tkurren sërish. Mbrojtësi i Lacios që është pranë Juventusit kushton 11 milionë euro ndërsa 12.5 milionë euro janë për lojtarët që janë blerë përfundimisht . Në këtë mënyrë, bardhezinjve do u ngelen para vetëm për një goditje të madhe e cila duhet menduar mirë. Për të pasur 120 milionët e eurove në dispozicion, zonja e vjetër duhet të presë disa muaj pasi duhet të respektohen kohët e parashikuara për një skuadër që është e kuotuar në burse. Në këtë mënyrë duke bërë një llogari të thjeshtë që nga ky moment e deri në fund të sezonit Juvja do të ketë vetëm 46 apo 47 milionë euro për të shpenzuar. Këto para me të gjitha shanset do të përdoren për një lojtar të madh që Marota po kërkon.
Lista është e cunguar vetëm në dy emra. Sergio Aguero dhe Rossi. I pari është nën vëzhgim prej kohësh por duhet pasur kujdes edhe nga kandidatura e Pepito Rossit. Nëse Sanchez siç po shihet do të përfundonte te Barcelona, Rosi mund të linte Villarealin për zonjën e vjetër .