Mihajlovic qëndron në Firenze

Shtohet lista e atyre që refuzojnë të marrin drejtimin e skuadrës së Interit. Serbi Sinisa Mihajlovic, ish-lojtar i këtij klubi, ka thënë se ka vendosur që të qëndrojë në Fiorentinë, përkundër ofertës së Interit.
"Dua të rikonfirmoj dëshirën për të qëndruar në Florence. Më ka thirrur Interi, por kam vendosur që të qëndrojë. Klubi është sjelle shumë mirë me mua, dhe nuk do të largohem pa treguar se mund të bëjë diçka këtu", ka thënë Mihajlovic për mediat.
Tifozëve vjollcë, trajneri Serb u ka kërkuar që të kenë besim tek ai. “Dëshiroj të ripërsëris dëshirën time për të qëndruar në Firenze. Mua nuk më pëlqen të shkoj nga një skuadër në tjetrën pa treguar se sa vlej. Fiorentina është një klub serioz që nga lojtarët e deri te drejtuesit dhe familja ime është e kënaqur që do të qëndrojmë në Firenze. Jam i kënaqur që do të qëndroj dhe shpresoj që të mos flitet më për Interin”.
Më tej ish -futbollisti i Lazios ka shtuar:“Jam sjellë në mënyrë korrekte me të gjithë. Kurrë nuk i kam feshur asgjë dikujt. Nëse Sinisha si trajner mund të diksutohet ,Sinisha si njeri nuk vihet në diskutim. Jam shumë entuziast dhe mezi pres të filloj punën. Jam kontakuar nga Interi dhe i kam thënë Corvinos për këtë telefonatë. Ai më ka bërë të ditur se dëshironte që unë të qëndroja te Fiorentina për shumë arsye. Jam i kënaqur që do të qëndroj në Firenze dhe dëshiroj të rri këtu për shumë vite përfundon Mihajlocic konferencën për shtyp të cilën e ka kërkuar vetë për të sqaruar situatën e tij .