E Diel, 1 Nëntor 2026

Yulia Tymoshenko shtrohet në spital

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, është shtruar në një klinikë në Kharkiv, ndonëse të enjten e shkuar filloi një proces i ri gjyqësor ndaj saj.

Zyrtarë të burgut thanë se shtrimi i saj është i nevojshëm pas problemeve të shpeshta në shpinë.

Tymoshenko, e dënuar në muajin tetor me 7 vjet burg për abuzim të pushtetit, këtë herë ndodhet nën akuzë për përvetësim dhe evazion fiskal gjatë periudhës 1997-1998.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›