ZMQ: Qytetarët të pajisen më karta para zgjedhjeve
Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë për karta identiteti, pasi kështu sigurojnë edhe të drejtën kushtetuese për të votuar.
Në një reagim për këtë çështje, ZMQ kërkon marrjen e masave ndëshkimore me anë të gjobave për personat që nuk aplikojnë për karta. Zyra kërkon nga Ministria e Brendshme që të raportojë për procesin çdo javë, në mënyrë që shifrat të bëhen evidente dhe po ashtu të ndërgjegjësohen edhe personat që ende nuk kanë aplikuar. Ndërsa kërkoi që pajisja e qytetarëve me letërnjoftime të shikohet nga qeveria më me seriozitet dhe si një detyrim që duhet të përmbushet medoemos, dhe jo si një mjet për procesin zgjedhor.
13 Prill 2009